Takim në lidhje me luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike

Kryetari i bashkisë Kukës zhvilloi takimin me drejtuesit e policisë vendore Kukës, Administratorët e Njësive, si dhe kryetarët e fshatrave në lidhje me luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Kryetari Gjici u shpreh që: “Bashkia Kukës ka qenë e angazhuar maksinalisht me të gjitë strukturat e saj, duke bashkëpunuar ngutësisht me Policinë e Shtetit me gjithë aktorët e tjerë në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Lufta kundër Kanabisit fillon me sensibilizimin e vazhdueshëm të komunitetit tonë për dëmet, pasojat dhe rreziqet që sjell kultivimi i Kanabisit.”

Ndër të tjera kreu Gjici u shpreh që “ Misioni ynë do të jetë Shkatrrimi i rrjeteve të kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe krijimi i mundësive për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit në zonat e prekura”.

Shpërndaj