Situata në rrethin e Kukësit gjatë 24 orëve të fundit paraqitet si më poshtë:
- Reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente, ku mbrëmë vonë pati dhe reshje bore me dendësi të vogël.
- Zonat të evidentura si problematike, ku rrezikohen banesa, biznese apo toka bujqësore ( toka të përmbytura nuk ka).
- Gjendja e hidrovoreve paraqitet e mirë.
- Niveli i lumenjëve ( në rritje por janë nën kontroll).
- Niveli i kaskadës së Drinit ( në rritje).
- Rezervuaret deri tani nuk kanë paraqitur probleme.
Gjendja në akset rrugore është si vijon:
- Sapo është pastruar dhe hapur rruga në Njësinë Shishtavec, fshati Novosej dhe Shishtavec, pasi gjatë natës ka pasur rrëshqtije të gurëve.
- Në Shtiqen rrugët janë të hapura e ndërsa është pastruar dhe kanali vaditës afër aeroportit.
- Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm nuk ka munguar.
- Strukturat dhe mjetet e angazhura vijojnë të jenë në terren e në gadishmëri për monitorimin e situatës në gjithë rrethin e Kukësit.