Në këtë takim:
- U diskutua roli i MKR-së me punën e bërë nga koordinatori vendor për dhunën dhe ETN-ja.
- Miratimi i marrëveshjes së rinovuar të bashkëpunimit mes institucioneve, pjesë e mekanizmit të referimit të rasteve të dhunës.
- Miratimi i rregullores funksionimit të Komitetit Drejtues dhe Ekipit Teknik Ndërdisiplinar dhe anëtarëve të tyre.
Kryetari i bashkisë z.Safet Gjici u shpreh që: Bashkia Kukës ka përfituar nga fondi social, nëpërmjet një projekti për ngritjen e strehezës së emergjencës për viktimat e dhunës në familje, në të cilin shërben një staf specialistësh dhe së bashku me koordinatorin vendor dhe specialistë të strukturës së Drejtorisë së Shërbimeve Sociale e Kujdesit Shoqëror janë asistuar viktimat.
Nga informacionet e përditësuar, gjatë vitit 2020 janë identifikuar dhe raportuar 30 raste të dhunës në mardhëniet familjare, ku pjesë e dhunës kanë qenë dhe fëmijët.
Ndërsa për vitin 2021 kemi 28 raste të dhunës në mardhëniet familjare, ku pjesa më e madhe vijnë nga zonat rurale.”
Ndër të tjera z. Gjici tha që:
“Ne jemi të vendosur që të vazhdojmë përpara me nismat tona të përbashkëta për të adresuar më së miri rastet e dhunës në familje. Unë besoj fort që familja është bërthama e formimit të njeriut dhe familje të shëndosha sot përkthehen në qytetar të denjë për ti shërbyer vendit nesër në mënyrë që të ndërtojmë të gjithë bashkë Kukësin që duam.”
16Ditët e Aktivizimit
BëjeBotënPortokalli
Të ndalim dhunën ndaj grave tani!