Vijon puna për rikualifikimin e rrugës “Rilindja” në lagjen e re të qytetit

Paraditen e sotme kryetari i bashkisë, Safet Gjici, pa nga afër punimet e rrugës në lagjen e re të qytetit të Kukësit.

Kreu i bashkisë bëri me dije se ky investim ka qenë i domosdoshem për këtë lagje, pasi paradhësit e tij kishin lënë në harresë këtë rrugë e shumë të tjera, të cila po investohen së fundmi.

Prej shumë vitesh banorët e rrugës “Rilindja” kanë kërkuar që kjo rrugë të asfaltohej.
Rruga “Rilindja” është një investim, ku bashkë me disa rrugë të tjera, po mbulohen nga fondet e bashkisë.

 

Shpërndaj