Zhvillimi i Territorit

Strategjia Territoriale e Njësisë së Qeverisjes Vendore të Bashkisë Kukës, si pjesë e integruar e Planit të Përgjithshëm Kombëtar, është hartuar me një orientim sa më gjithëpërfshirës duke u bazuar në orientimet dhe parashikimet që rrjedhin nga ky plan.

Përgatitja e strategjisë u realizua si një proces gjithëpërfshirës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumtë të komunitetit të Njësisë Territoriale të Kukësit, nëpërmjet Forumit Qytetar të cilët kontribuan që në fazën fillestare të analizave dhe diskutimeve mbi situatën ekonomike sociale të zonës si dhe orientimet e zhvillimit të saj në të ardhmen.

Strategjia e Zhvillimit dhe Plani Vendor I Zhvillimit të Bashkisë së Kukësit ka rëndësi thelbësore për sa i përket 15 viteve të ardhshme të administrimit territorial, për të siguruar zhvillimin e një territori sa më funksional i cili të mundësojë e lehtësojë maksimalisht zhvillimin ekonomik e cilësinë e jetës së komunitetit.


Shpërndaj