Kontaktoni: (024) 225-110

Bashkia Kukës

Home ZIKK

Zyra për Informim dhe Këshillim Karriere

Zyra për Informim dhe Këshillim Karriere është hapur në Bashkinë Kukës në kuadër të projektit  Një hap larg nga karriera juaj/ A visit far from future career.  Një projekt i financuar nga Programi i Ambasadës Amerikane për Demokraci, nga korriku 2021-shkurt 2022, i zbatuar nga Albanian Skills në bashkëpunim të ngushtë me Bashkitë e Kukësit, Matit dhe Dibrës. Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë këto bashki përkatëse në fuqizimin e të rinjve, vajzave dhe djemve me aftësitë e nevojshme për tregun e punës, promovimin e vetëpunësimit dhe ndërmarrësisë dhe ndërgjegjësimin e biznesit për punësimin e të rinjve nëpërmjet ofrimit të shërbimeve nga Zyra për Informimin dhe Këshillim për Karrierën që po hapen në secilën nga këto bashki dhe do të ofrojnë shërbime karriere në mënyrë të vazhdueshme.

Zyra për Informimin dhe Këshillim për Karrierën -ZIKK Bashkia Kukës do të pozicionohet pranë Këndit të BE-së dhe është i aksesueshëm në faqen zyrtare online.

Misioni i Zyrës:

Ofrimi i shërbimeve për zhvillimin e kompetencave profesionale për të rinjtë e Bashkisë Kukës,

duke i ndihmuar drejt zgjedhjeve të dobishme dhe krijimit të aftësive të mënaxhimit të karrierës

përgjatë gjtihë jetës.

Vizioni:

Vizioni i Zyrës për Informim dhe Këshillim Karriere është të krijojë një hapsirë të dobishme ku të rinjtë të drejtohen dhe të marrin informacion të pakushtëzuar për zhvillimin e tyre profesional. Për më tepër, të krijohet një mjedis gjithëpërfshirës në të cilin të gjithë studentët, të rinjtë kanë qasje të barabartë në mundësitë për eksplorimin dhe përparimin e karrierës tani dhe gjatë gjithë jetës së tyre. Gjithashtu familjarë të të rinjve mund të drejtohen dhe të informohen mbi mundësi të ndryshme për punësim, shkollim, aftësim personal dhe profesional të fëmijëve të tyre.

Shërbimet:

  • Informacion i larmishëm për zhvillimin e karrierës
  • Ndihmë në pergatitjen e CV-ve, Letrave të Motivimit dhe dokumentacionit të nevojshëm për aplikime
  • Planifikimi strategjik i Kërkimit të Punës, Praktikave Profesionale, etj
  • Informacione për zhvillimin e nismave te biznesit
  • Informacione për nismat vullnetare që janë në ndihmë të komunitetit
  • Informimi vazhdueshëm për evente, workshope, panaire që synojnë zhvillimin e njohurive dhe të karrierës
  • Aktivitete / evente rrjetezimi, informimi, etj javore, mujore etj
  • Trajnime nga vete zyra ose në bashkepunim me ofrues të ndryshem.
  • Marrja pjesë në projekte të ndryshme për fuqizimin e të rinjve etj.

Ky informacion do ju vihet në dispozicion në ditët në vijim!
Erasmus+ është një program i njohur i Bashkimit Europian që mbështet të rinjtë në edukim, sport, trajnime. Ofron mundesi të shumta sidomos për të rinjtë. Më shume infomacione në lidhje me të mund gjeni në këtë link:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/

 

Gjithashtu në Shqiperi gjendet Zyra Kombëtare e Erasmus+. Në këtë link mund të informoheni në lidhje me aktivitetet që zhvillon:

https://www.facebook.com/pages/category/Interest/Albanian-Erasmus-Office-359546980904543/

Aktivitete dhe Projekte

Aktivitete dhe Projekte

Trajnime

Trajnime

Hapat e Sipermarresise

Hapat e Sipermarresise

SHERBIMET

Blue-Separator-Line-Image

Çfarë është karriera?

Karriera është një proçes unik që vijon gjatë gjithë jetës së njeriut. Ajo përbehet nga zgjedhjet që njeriu bën dhe lidhet me punën, shkollën dhe rolet e tjera siç është familja apo koha e lire.

Këshillimi për karrierën është një proçes që ndihmon personit të shfrytëzojë të gjitha burimet aktuale për një rritje sa më mirë individuale në fushat ku është i interesuar.

Si të shkruajmë një CV?

Për të gjetur një punë të përshtatshme pas përfundimit të studimeve ju nevojitet një CV e hartuar mirë.

Për ta kompletuar CV-në, një ndër gjërat bazike është përvoja e punës apo praktikat paraprake. Megjithatë ka raste kur pas përfundimit të studimit, studenti nuk ka përvojë paraprake të punës. Prandaj, në vijim mund të gjeni këshilla se si të hartoni një CV pa përvojë të punës.

Tregoni potencialin tuaj

Një punëdhënës nuk kërkon vetëm atë që keni bërë, por edhe atë se çfarë mund të bëni. Prandaj, punëdhënësit duan të dinë sa të motivuar jeni për punën që aplikoni dhe sa vullnet keni për t’u përshtatur me obligimet dhe përgjegjësitë nëse ata ju zgjedhin.

Tregohuni të sinqertë në lidhje me shkathtësitë tuaja

Bëni një listë me shkathtësive tuaja dhe tregoni se ku i keni dëshmuar ato. Një mënyrë e mirë për ta organizuar CV-në në lidhje me shkathtësitë është të gruponi përvojën tuaj me nëntituj si shkathtësitë e hulumtimit, puna ekipore, shkathtësitë e menaxhimit të kohës etj. Shpjegoni si i keni fituar këto shkathtësi duke përdorur situata si puna vullnetare dhe aktivitetet jashtëshkollore, apo klubet e ndryshme ku keni marr pjesë.

Gruponi përvojën tuaj me nëntituj

Aftësitë e hulumtimit, aftësitë e menaxhimit të kohës, puna ekipore, menaxhimi i projektit etj. Shpjegoni se si i keni fituar këto aftësi, duke përdorur situata nga praktika, puna vullnetare dhe aktivitetet jashtëshkollore. Mos harroni, punëdhënësi nuk pret që ju të jeni ekspertë.

Theksoni arritjet tuaja

Flisni për arritjet tuaja në kontekste të ndryshme. Ju mund të jeni dinamik dhe proaktiv, si dhe jeni në dijeni të asaj se çfarë po ndodhë në tregun e punës. Theksoni kualifikimet që i keni. Mundohuni të udhëhiqni CV-në me ato që i keni në dispozicion. CV-ja duhet të jetë profesionale dhe të përputhet me llojin e punës. Bëni kujdes me madhësinë e shkronjave, hapësirat në mes tyre, mos përdorni fonte të ndryshme për nëntituj (në shumicën e rasteve kjo ndodhë me qëllim që të rritet numri i faqeve të CV-së).

 

Formati Europass është një ndër më të përdorurit. Në këtë link mund të krijoni CV-në tuaj EuroPass:  https://europa.eu/europass/en/create-europass-cv

Në këtë link ju mund të gjeni shembujt të CV-ve dhe këshilla të tjera për ndërtimin e tyre: https://ëëë.cvplaza.com/cv-examples/good-bad-cv/

Si të kërkojmë dhe aplikojmë?

Ky informacion do ju vihet në dispozicion në ditët në vijim!

Si të sillemi në intervista?

Intervistat janë një element i rëndësishëm dhe tepër ndikues në përzgjedhjen e një personi.

Më poshte jepen disa këshilla të shkurtra për proçesin e intervistimit:

Lexoni dhe informohuni përpara se të shkoni për një intervistë.

Një nga pyetjet e para në një intervistë është “çfarë bën kompania jonë?” Mund t’ju duket e çuditshme, por ka shumë njerëz që nuk dinë t’i përgjigjjen. Nëse nuk jeni gati për të folur për kompaninë, me shumë gjasa ata nuk do t’ju pranojnë.

Ndërtoni prezencë në rrjetet sociale.

Rrjetet e tilla si facebook, LinkedIn, blog-et që mund të keni mund të ndikojnë pozitivisht nëse në to paraqisni anën tuaj profesionale.

Kujdesuni për veshjen tuaj.

Veshjet serioze dhe të thjeshta janë të përshtatshme për një intervistë. Vëshjet tepër ekstravagante dhe me tepër shkelqim, hedhja e tepërt e parfumit mund të japin një impact negativ tek intervistuesit.

Paraqituni në kohë.

Nuk është e hijshme që të shkohet me vonesë në një intervistë. Nisuni herët për të mbërritur në kohë. Mundohuni të jeni 5-10 minuta përpara.

Mundohuni të jeni fleksibël.

Kompanive ju pëlqejnë njerëzit me interesa të ndryshme. Nëse ju pëlqen të punoni në sektorë të ndryshëm, përmendeni. Mos u ndjeni në siklet të shprehni preferencat dhe hobin tuaj. Të gjitha këto i sjellin ngjyra dhe karaktere të ndryshme një organizate.

 

Në këtë link mund të gjeni disa këshilla të tjera në lidhje me intervistat:  https://ëëë.experis.com/en/insights/articles/2021/05/25/20-tips-for-great-job-intervieës

Njohja me bazën ligjore për shkollimin dhe punësimin

ILO është Organizata Ndërkomëtare e Punës, agjensia e specializuar e Kombeve të Bashkuara që promovon drejtësinë sociale dhe të drejtat e njeriut dhe të punës   të njohura ndërkombtarisht

ILO, e themeluar në vitin 1919, formulon standartet ndërkombëtare të punës në formën e Konventave dhe Rekomandimeve duke vendosur standartet minimale të të drejtave bazë të punës: lirinë e grumbullimit në shoqata, lirinë e organizimit, kontratën kolektive, heqjen e punës së detyruar, barazi të mundësive dhe trajtimit, dhe standarte të tjera që rregullojnë kushtet përgjatë gjithë spektrit të çështjeve që lidhen me punën. Më shumë rreth ILO-s mund të lexoni këtu: https://ëëë.ilo.org/global/lang–en/index.htm

Kodi i Punës është rregullatori bazë i marrdhënieve midis punëdhënësve dhe punëmarrësve. Njohuritë mbi të janë shumë të rëndësishme në momentin që lidhni marrëniet e punës. Kodin e Punës e gjeni në këtë link: https://qbz.gov.al/previeë/c1c18a6c-5f3e-457d-b931-de505b3c7ed0