Ne datat 28 dhe 29 Prill, ne qytetin e Rreshenit u zhvillua Kampionati Kombetar i Volejbollit per femra per grupmoshat U14. Ne kete kampionat, pas 27 vitesh mungese, u perfaqesua edhe Kukesi me ekipin e tij te femrave te krijuar rreth nje vit me pare.

Edhe pse me mungese eksperience ne aktivitete te ketij niveli, ekipi i Kukesit, nen drejtimin e trajneres Olsa Rusta arriti te zhvilloje ndeshje teper cilesore dhe dinjitoze kunder rivaleve me eksperience si Barleti Volejboll, Tirana 1, Duka Volejboll dhe Mirdita duke zene edhe vend nderi.

Perpos punes se deritanishme, Drejtoria e Klubit Shumesportesh Kukesi ka hartuar nje plan afatgjate per ringritjen e sportit te volejbollit, per ta kthyer Kukesin ne nje ekip rivalizues dhe pretendent ne nivel kombetar.