Krijohet ekipi i volejbollit për vajza.

Pas 25 vitesh rikthehet tradita e sportit të volejbollit në Kukës.

Iniciativa e Bashkisë Kukës nëpërmjet Klubit Shumësportësh Kukësi për krijimin e ekipit të volejbollit për vajza ka gjetur edhe mbështetjen e biznesmenit Lulzim Kovaçi, i cili nëpërmjet një donacioni modest ka bërë të mundur paisjen me uniforma dhe veshje sportive të ekipit.

Grupi prej 25 vajzash do të stërvitet nga trajnerja Luljeta Rexha, ish volejbolliste kuksjane.

Shpërndaj