Kampionati Lokal i Sportit.

Filloi sot Kampionati Lokal i Sportit i cili mblodhi pranë vetes qindra të rinjë kuksianë të cilët do të garojnë në sportin e mundjes, minifutbollit dhe volejbollit.

Në ceremoninë e hapjes që u zhvillua në stadiumin e lojërave me dorë mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Z.Bashkim Shehu, i cili në fjalën përshëndetëse tha:

“Bashkia Kukës ka buxhet për rininë, ka buxhet për sportin, prandaj ju ftoj që të jeni më aktivë dhe të angazhoheni më shumë në sport. Jo vetëm ky aktivitet, por të gjitha propozimet që do të vijnë nga mësuesit, sportistët e ish sportistët kuksianë do ti mbështesim pa asnjë dallim. Ju siguroj që buxheti do të jetë gjithmonë në rritje, qoftë për aktivitete sportive, qoftë për ambiente sportive.”

Kampionati Lokal i Sportit, i cili do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme (6 Tetor), u organizua nga Bashkia Kukës në bashkëpunim me Klubin Shumësportësh Kukësi.

 

 

 

Shpërndaj