Kendi BE

Krijimi i Këndit BE, është mbështetur nga “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Qëllimi i Këndit të BE-së është të sigurojë informacione në lidhje me BE, institucionet dhe politikat e saj, marrëdhëniet e Shqipërisë me BE, si dhe fondet e programet e Bashkimit Evropian të vlefshme për bashkitë Shqiptare, institucionet vendore dhe qytetare.

Këndi i BE:

  • Mund të të ndihmojë të gjesh informacion më të specializuar në lidhje me Bashkimin Evropian. Ky informacion mund të përmbledhë çdo gjë, që nga organizimi dhe zhvillimi i BE, deri në fusha politike të veçanta, të tilla si arsimi dhe trajnimi, shoqëria civile, mjedisi, politikat rajonale, zgjerimi dhe tregu i përbashkët, zhvillimi ekonomik dhe bujqësia.
  • Ndihmon një gamë të gjerë qytetarësh për të kuptuar aspektet e ndryshme të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
  • Mund të të ofrojë informacion në lidhje me fondet e Bashkimit Evropian të vlefshme për bashkitë, grupet e shoqërisë civile, individët, komunitetin e biznesit, studentët, fermerët, shkollat dhe universitetet.
  • Mund të shpjegojë strukturat themelore të Bashkimit Evropian për shkollat fillore dhe të mesme.
  • Mund të ndihmojë studentët e universiteteve që të informohen mbi edukimin në BE, trajnimet si dhe programe të tjera për të rinj.
  • Mund të informoje median lokale, apo grupime të tjera mbi projektet dhe programet e mbështetura nga BE në Shqipëri.

Mund të vizitoni Këndin e BE në Bashkinë Kukës, ku koordinatorët Lokal do t’ju sugjerojnë burimet më të mira sipas nevojave tuaja, dhe to t’ju tregojnë se si mund të përdorni bazat përkatëse të të dhënave.

Për më tepër informacion, mund të vizitoni:

  • Faqen web të “Bashkitë për në Evropë”: http://www.bpe.al/
  • Faqen facebook të Këndit të BE në Bashkinë Kukës: Këndi BE, Kukës

Kontakt:

[email protected]

Kordinatori

PUBLIKIME

KURSE TE OFRUARA NGA AKADEMIA E HAGES

Shpërndaj