Më datë 9 Mars 2020 ora 11:00, në Pallatin e Kulturës të qytetit të Kukësit u realizua takimi i parë me operatorët lokalë të turizmit kulturor në kuadër të projektit EMOUNDERGROUNDS, i financuar nga programi i Bashkimit Evropian Interreg V-B Adriatico-Ionico 2014-2020.
Qëllimi i projektit EMOUNDERGROUNDS është të japë një kontribut konkret në pasurimin dhe rritjen e vlerës së trashëgimisë dhe potencialet e aseteve kulturore të jashtëzakonshme të të gjithë zonës ADRION, gjë që do të mundësonte një rritje të qëndrueshme, të zgjuar dhe gjithëpërfshirëse.
Projekti adreson çështjet si më poshtë:
– Ruajtja, kapitalizimi dhe ripërtëritja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore e fokusuar në mbështetjen për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit të qëndrueshëm, ngritjen e aftësive profesionale me mbështetjen e industrive krijuese.
– Objektivi i përgjithshëm i projektit është rritja e atraktivitetit / konkurrencës përmes përfshirjes të destinacioneve turistike ndërkufitare që krijojnë një produkt të ri të përbashkët kulturor-krijues turistik.
-Pritshmëritë janë ndryshimet në politikat publike kulturore, menaxhimi i trashëgimisë / turizmit, integrimi i shërbimeve turistike dhe përfshirjen e kapaciteteve të industrive kulturo-krijuese në këto asete historike kulturore.
Rezultatet e pritshme
-Krijimi i një rrjeti të ri ndërkufitar bashkëpunimi” midis operatorëve të turizmit kulturor
-Zbatimi i një plan veprimi ndërkufitar” për të rritur vlerën e destinacioneve turistike të zonës ADRION
-Zbatimi i një strategjie të përbashkët” për menaxhim të zgjuar, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të aseteve kulturore.
– 10 investime të shkallës së vogël përmes aplikimeve teknologjike pilot- (instalime multimediale dhe interaktive për të menaxhuar, shijuar dhe promovuar asetet kulturore)
-Krijimi i një publiku prej 6000 mijë vizitorësh në këto asete kulturore falë 30 ngjarjeve ndërkulturore që do të zhvillohen në këto asete.
Metodologjia e projektit përfshin:
-Nxitjen dhe gjallërimin e bashkëpunimi të një rrjeti publik-privat për të menaxhuar produktin turistik ndërkombëtar.
-Zhvillimin e metodologjigje të përbashkëta që rrisin pervojat emocionale gjatë vizitave në asetet kulturore të përfshira, ndertimi i kapaciteteve të përbashkta dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkulturor. Sfidat lokale mund të tejkalohen vetëm falë një bashkepuni ndërkufitar, pasi ato marin në konsideratë një qasje holistike. (gjithëpërfshirëse).
Projekti ofron zgjidhje teknologjike novative, rritje të potencialit të dhomave të realitetit virtual, aplikacione inteligjente për celularë, ekrane / projektore interaktive etj