U zhvillua më dt 15.12.2022 dëgjesa publike në kuadër të fazës së përgatitjes për hartimin e buxhetit afatmesëm 2023-2025, buxhetit vjetor të Bashkisë Kukës, si dhe Paketës Fiskale të vitit 2023.
Qëllimi i kësaj dëgjese ishte tërheqja e mendimit të qytetarëve direkt nga salla nëpërmjet diskutimeve dhe pyetjeve të tyre, opinioneve dhe rekomandimeve.
Pjesëmarrës në konsultim:
Nga ana e Bashkisë: Kryetari, zv Kryetarët,
Drejtuesit e Ekipeve të Menaxhimit Programeve,
Anëtarë të Këshillit Bashkiak,
Drejtues të njësive Administrative dhe Kryetar Fshatrash.
Nga Komuniteti:
Banorët e Bashkisë,
Drejtues të institucioneve qëndrore e rajonale,
Përfaqësues të Shoqërisë Civile,
Medias,
Biznesit.