Hapja e Ekspozitës “Të Përballesh me Klimën”

Për të ilustruar angazhimin serioz të Suedisë ndaj çështjeve të klimës dhe mjedisit, Ambasada e Suedisë në Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Kukësit organizojnë ekspozitën Përballje me Klimën, e cila është një iniciativë e Institutit Suedez. Pesë karikaturistë suedezë dhe kolegë të tyre nga Ballkani ofrojnë reflektime sa zbavitëse aq edhe alarmante mbi çështjet e klimës.

Suedia është e njohur ndërkombëtarisht si një vend që i merr seriozisht çështjet e mjedisit dhe të qëndrueshmërisë. Por të marrësh diçka seriozisht nuk do të thotë detyrimisht ta shohësh atë pa humor. Satira dhe humori i Përballje me Klimën janë përzier me një apel të vërtetë për një qëndrim më të përgjegjshëm ndaj çështjes.

Projekti i cili ka për qëllim të nxisë diskutimin për një zhvillim të qëndrueshëm, po zgjerohet vazhdimisht përmes prurjeve të karikaturistëve vendas. Një ekspozitë e kombinuar me punimet e tyre ka bërë që të plotësohet më mirë kontributi i karikaturistëve suedezë.

Vendi:Pallati i Kulturës
Hapur:E Hënë – E Premte
Orari: 9:00-16:00

Shpërndaj