Shërbimi i pastrimit të qytetit realizohet nga sektori i pastrimit, i cili funksionon në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Bashkisë Kukës.
Ky shërbim konsiston në:
Ngarkimin e mbetjeve urbane, që kryhet nga brigada e pastrimit të kontenierëve, e përbërë nga 9 punonjës dhe 3 kamionë teknologjikë, të cilët punojnë nga ora 16:00 deri në 22:00. E njëjta praktikë zbatohet edhe në njësitë administrative që marrin këtë shërbim sipas planit të pastrimit, i cili realizohet në ditë të caktuara, duke filluar nga ora 07:00 deri në 13:00. Pas pastrimit, kontenierët dezinfektohen.
Në qytet dhe në njësitë administrative janë vendosur, sipas një plani të miratuar, gjithsej 370 kontenierë (1.1 m³) dhe 100 kosha (240 l), si dhe kosha individualë të siguruar nga banorët. Kësaj sasie i shtohen edhe kosha të rrjetit për ambalazhet e letrës, të vendosur pranë pikave të bizneseve që gjenerojnë sasi të mëdha ambalazhesh dhe paketimesh prej letre dhe kartoni.
Në disa lagje të qytetit, si lagjja Bozhe dhe një pjesë e lagjes së Re, shërbimi i tërheqjes së mbetjeve aplikohet me dorëzim derë më derë. Ky sistem përdoret gjithashtu edhe në disa zona të njësive administrative, ku Bashkia është dakordësuar me banorët për këtë mënyrë pastrimi.
Në këto zona, Bashkia ka vënë në zbatim pastrimin me anë të qeseve plastike dhe vendosjen e kontenierëve të vegjël plastikë Kjo mënyrë është përshtatur në përputhje me sistemin urbanistik të vendosjes së objekteve të banimit në këto pjesë të qytetit.
Transporti i mbetjeve urbane kryhet me 3 mjete teknologjike, në një distancë prej rreth 12 km deri tek vendi i depozitimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane.
Për përpunimin e mbeturinave, Bashkia Kukës ka në projekt ndërtimin e një impianti modern, i cili do të plotësojë të gjithë parametrat teknikë të nevojshëm.
Fshirja e rrugëve dhe trotuareve të Bashkisë, në një sipërfaqe prej rreth 70,000 m², realizohet nga brigada e pastrimit, e përbërë nga 16 punonjës, të cilët punojnë sipas organikës së përcaktuar nga Drejtoria e Shërbimeve Komunitare, në dy turne:
në mëngjes, nga ora 05:00 deri në 08:30,
dhe pasdite, nga ora 16:00 deri në 18:30.
Në kuadër të realizimit të shërbimeve gjatë stinës së verës (nga muaji maj deri në shtator), kryhet pastrimi i qytetit në një sipërfaqe prej 35,900 m².
Ndërsa gjatë stinës së dimrit, evadimi i dëborës dhe hedhja e kripës realizohet me mjetet e Bashkisë, për të krijuar lehtësi në qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.
Drejtimi dhe kontrolli i realizimit të shërbimeve publike kryhet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Kukës.
Komuniteti gëzon një frymë bashkëpunuese që vihet re në kërkesat për përmirësimin e kushteve mjedisore të qytetit dhe në nismat e ndryshme të instuticioneve. Gjatë mandatit të kaluar Bashkia kë bërë ndërhyrje të konsiderueshme në drejtim të rritjes së siperfaqeve të gjelberimit në brendësi të lagjeve të qytetit, por kjo gjë duhet të shoqërohet dhe me proçesin e mirmbajtjes dhe ndërgjegjësimit të komunitetit për ruajtjen e tyre.Nevoja për organizime qytetare në OJF apo grupime të tjera në dobi të përmiresim të kushteve të jetesës dhe mjedisit është gjithnjë në rritje, kjo e lidhur drejtpërdrejt me rritjen e qytetit dhe problematikave të zhvillimit të tij.Shtimi dhe përmirësimi i mjediseve të gjelbra është një tjëtër element, i cili duhet të merret në konsideratë për krijimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe estetik. Kjo në rradhë të parë kërkon përcaktimin konkret në terren të zonave të gjelbra, dhe specifikimin e instrumenteve për mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre në të ardhmen.Ekzistenca e burimeve të shumta ujore duhet të shfrytëzohet nga autoritetet dhe banorët e zonës, si një potencial për krijimin dhe shtimin e zonave të gjelbra.Po japim sipërfaqet e gjelbra në m2 të ndara sipas lagjeve:

