Në kuadër të festës së Gjallicës, Bashkia Kukës në bashkëpunim me guidat lokale dhe Adzm Kukës, ju fton të eksplorojmë së bashku shtegun natyror “Tërshenë-Kroi i Kuq” pjesë e Parkut Natyror “Korab-Koritnik”.
Një rrugëtim me vështirësi mesatare, ku do të mund të njiheni me natyrën e mrekullueshme të zonës si dhe të bëheni pjesë e festës pranë Kroit të Kuq, monument natyre.
Të gjithë për Gjallicën. Kjo është festa që na bashkon.
Zyra e Adzm-së, datë 8 gusht, ora 09:30, për të vijuar ecjen drejt shtegut Tërshenë-Kroi i Kuq.