Edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar Gjallica, solli para publikut kuksian artist të shumtë. Sipari i festivalit ndërkombëtar Gjallica, u çel nga një prej bandave frymore më të veçanta në Shqipëri, The Door Albania, të cilët edhe pse me aftësi të veçanta luajtën nën tinguj të mrekullueshëm.
Skenës së festivalit ndërkombëtar Gjallica, nuk i munguan edhe artistët e qyteti tonë si: Luna, Glejvi, Selma, Fabion, Dea, Dritan, Lida e Fatos, të cilët kijuan atmosferë festive dhe sollën nostalgji të këngëve të vjetra.
Hersi Matmuja, këngëtare e njohur shqiptare, vajzë kuksiane, bashkë me bashkëshortin e saj Jacopo Conoci, përveçëse përgjatë tre netëve ishin drejtues artistik, në natën e fundit të festivalit me këngët e tyre dhuruan çaste të magjishme që veç artistët e përcjellin më së miri.
Duarartat, artizanet e palodhura që mbajnë gjallë traditën tonë qenë pjesë e festivalit me punimet e tyre në panairin e edicionit të tretë të The Gjallica International Festival.