Ftesë për OSHC-ët

Bashkia Kukës në bashkëpunim me stafin e projektit ReLOaD2 në Shqipëri ka shpallur më 26 Nëntor 2021 Thirrjen e parë publike për OShC-të e cila do të jetë e hapur deri më 29 Dhjetor 2021.

Me qëllim mbështetjen e OShC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, projekti ReLOaD2 do të organizojë një ditë të hapur / sesion informimi si dhe një trajnim mbi ciklin e menaxhimit të projekte për organizatat e shoqërisë civile. Në këto aktivitete ftohen të marrin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në Thirrjen.

1️⃣ Dita e hapur organizohet më 6 Dhjetor 2021, në sallën e Sallën e American Corner, Pallati i Kulturës, Bashkia Kukës.

2️⃣Trajnimi për “Ciklin e Menaxhimit të Projekteve” organizohet në datat 6-7 Dhjetor 2021, në Sallën e American Corner, Pallati i Kulturës, Bashkia Kukës.

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020).

Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë).
Ndërsa komponenti për Shqipërinë është 1.2 milionë euro (1.4 milionë dollarë).

Kohëzgjatja e projektit është 48 muaj (Janar 2021 – Dhjetor 2024).

Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE.
Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

Jeni të mirëpritur. #ReLOaD #KendiBEKukes

 

Shpërndaj