FTESË PËR PJESËMARRJE

 

 

FTESË PËR PJESËMARRJE NË DITËN E HAPUR/SESIONIN INFORMUES DHE TRAJNIMIN MBI MENAXHIMIN E PROJEKTEVE NË KUADËR TË THIRRJES PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE TË DEDIKUAR PËR RININË NË BASHKINË KUKËS

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë). Ndërsa komponenti për Shqipërinë është 1.2 milionë euro (1.4 milionë dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 48 muaj (Janar 2021 – Dhjetor 2024). Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

Bashkia Kukës në bashkëpunim me stafin e projektit ReLOaD2 në Shqipëri ka shpallur më Thirrjen e parë publike për OShC-tëpër projekt propozime të dedikuara për rininë në Bashkinë Kukës, e cila do të jetë e hapur deri më 7 Tetor 2022. Me qëllim mbështetjen e OShC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, projekti ReLOaD2 do të organizojë një ditë të hapur/sesion informimi si dhe një trajnim mbi ciklin e menaxhimit të projekte për organizatat e shoqërisë civile. Në këto aktivitete ftohen të marrin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në Thirrjen.

 

  1. Dita e hapur organizohet më 15 Shtator 2022, në sallën e American Corner.
  2. Trajnimi për “Ciklin e Menaxhimit të Projekteve” organizohet në datat 15-16 Shtator 2022, në sallën e American Corner

 

Këto aktivitete do të zhvillohet sipas axhendës:

 

Shpërndaj