Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit

Bazuar ne Vendimin e Keshillit Bashkiak Nr.146, Date 22.10.2020, u vendos per krijimin e Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit

Mbrojtja e konsumatorit nenkupton ekzistencen e mekanizmave te nevojshme te garantuar nga ligji dhe aktet nenligjore per mbrojtjen e konsumatoreve, si aktoret me te dobet ne marredhenien juridike konsumatore.

MISIONI

  • Informimin, njoftimin dhe ndergjegjesimin e vazhdueshem te konsumatoreve
  • Mbledhjen, shqyrtimin, trajtimin e ankesave te konsumatoreve dhe marrja e masave per zgjidhjen e tyre

Konsumator eshte ҫdo person qe blen ose perdor mallra apo sherbime per plotesimin e nevojave vetjake, per qellime qe nuk kane lidhje me veprimtarine tregtare biznesin, zanatin ose ushtrimin e profesionit.

Tregtari  eshte ҫdo person fizik ose juridik, privat ose publik, i cili vepron per qellime  qe lidhen me veprimatrine e tij ekonomike, tregtine, biznesin, zanatin ose profesionin, si dhe cilido, qe vepron ne emer ose ne interes te tregtarit

Te drejtat e konsumatorit
  • Mbrojtja e shendetit, mjedisit dhe sigurise se jetes
  • Mbrojtja e interesave ekonomike
  • E drejta e ankimimit
  • E drejta e demshperblimit
  • E drejta e edukimit
  • Marrja e informacionit
  • Perdorimi i sherbimeve publike
  • E drejta e mbrojtjes ligjore
  • Organizimi ne shoqata ose bashkime per mbrojtjen e interesave te konsumatoreve dhe e drejta e perfaqesimit ne organet e tyre vendimmarrese
Zyra per mbrojtjen e konsumatorit ofron trajtimin e ankesave qe kane te bejne me:
  • Produktet ushqimore dhe jo ushqimore
  • Zenien e hapesirave publike me tabela dhe mbetje
  • Pajisjet elektronike dhe elektroshtepiake
  • Zbatimin e masave anti covid-19
  • Sherbimin e furnizimit me uje dhe energji elektrike
  • Pastrimin e qytetit dhe mbetjet e ngurta
  • Lodrat e femijeve
  • Transporti publik

Ankesat tuaja mund ti dergoni ne adresen:  [email protected]

FORMULAR ANKESE

Ankesen tuaj mund ta plotesoni online si me poshte:




    PoJo


    PoJo

    Shpërndaj