Konferenca përmbyllëse e projektit EcoRoutes

Në Parkun e Aventurave Shishtavec, është zhvilluar Konferenca përmbyllëse e projektit EcoRoutes.
Ky është një projekt i zbatuar nga Bashkia Kukës, në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit, Urban Research Institution dhe Green Art Center.

Projekti EcoRoutes kishte si qëllim promovimin e turizmit në dy rajonet, e cila vjen në kuadër të thirrjes IPA Cross Border Shqipëri-Kosovë, financuar nga Bashkimi Evropian. 🇦🇱🇪🇺🇽🇰

Turizmi është një nga prioritet kryesore të Strategjisë se Zhvillimit të tërritorit të Bashkisë Kukës, për vetë faktin e potencialeve që ka për zhvillimin e turizmit malor, turizmit kulturor dhe atë të aventurës.

Turizmi është dega kryesore e industrisë që gjeneron të ardhur nëpërmjet punësimit në këtë sektor, në bare, restorante, bujtina e së fundmi edhe guida lokale.

Të qenurit zonë ndërkufitare e ben rajonin tonë më të frekuentuar edhe nga banorët e të dy zonave kufitare, por edhe nga të huaj që vendosin të kalojnë tranzit. Prandaj ka shumë rëndësi organizimi i aktivitetve të përbashkëta si dhe shkëmbimi i eksperiencave pozitive me njëri-tjetrin.

 

Shpërndaj