Koordinatori

Koordinator per te drejten e informimit:  Krenar LISHA

Adresa postare: Sheshi “Skënderbej”, Kukës Lagjia 5, 8501

Adresa elektronike: [email protected]

Orari i punes: E Hënë – E Premte / 08:00 – 16:00

 

Detyrat dhe kompetencat e Koordinatorit për të drejtën e informimit
  1.  I mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij.
  2. Krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji.
  3. Bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj.
  4. Regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre.
  5. Dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar.
  6. Verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të këtij ligji.
  7. Kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.

Shpërndaj