Ditën e sotme kryetari i Bashkisë Safet Gjici priti ambasadoren e Greqisë në Tiranë znj. Konstatina Kamitsi e cila shoqërohej nga delegacioni i saj.
Qëllimi i vizitës së ambasadorës ishtë njohja me qytetin e Kukësit por edhe mundësit e bashkëpunimit me anë të projekteve në fusha të ndryshme të jetës.
Gjici teksa falenderoi për vizitën miqësore tha se: “projektet zhvillimore në turizëm, kulturë, hapja e bzineseve të reja për të ofruar punë për gartë dhe vazjat kuksiane janë të mirëpritura, pasi qyteti i Kukësit ka shumë nevojë që të vijojë me zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e infrastrukturorë.”
“Kuksianët kanë lidhje të ngushtë me Greqinë, pasi shumë prej tyre jetojnë e punojnë andej. Kjo lidhje miqësore mës dy vendve do sjellë thellim të bashkëpunimit si dhe do frocojë më tej marrëdhënien që kanë dy vendet tona” u shpreh kreu i bashkisë.
Znj. Kamitsi gjatë fjalës së saj tha se: “Ky takim do shërbejë që të vendosen ura komunikim mes bashkëpunimve të shumta si në financimin e projekteve që ka bashkia e Kukësit, po ashtu edhe mes bizneseve vendase dhe atyre Greke.
“Shqipëria është një partner strategjik, popull vëllazëror me marrëdhënie të ngushtë tradicionale. Komuniteti Shqiptar në Greqi dhe minoriteti Grek janë nyje e pazëvendësueshme e bashëkpunimit dhe zhvillimit të dy vendeve fiqnje.” tha ajo.