Në katin e parë të Bashkisë Kukës, është hapur Zyra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruar, një hapësirë e dedikuar për të gjithë banorët e bashkisë sonë, e cila do të ofrojë asistencë falas për një gamë të gjerë shërbimesh publike.
Kjo zyrë do të jetë në dispozicion të qytetarëve për:
- Ndihmë në aksesimin dhe përdorimin e platformës e-Albania, për të përfituar shërbimet online pa pengesa;
- Asistencë në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për institucionet e Bashkisë Kukës dhe për institucione të tjera shtetërore;
- Ofrimin e çdo informacioni apo ndihme praktike që lidhet me procedura aplikimi, deklarime, ankesa, kërkesa apo sqarime që qytetarët kanë në jetën e tyre të përditshme.
Krijimi i kësaj zyre është një tjetër hap konkret në drejtim të përmirësimit të shërbimeve publike dhe afërsisë së administratës me qytetarin, duke garantuar lehtësi, transparencë dhe shpejtësi në çdo proces.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë shërbim të ri, duke pasur gjithmonë në fokus respektin për kohën e tyre dhe ndihmën në çdo hap të procedurave të nevojshme.
Zyra e Shërbimeve të Integruara për Qytetarët – Kati i parë, Bashkia Kukës. Në shërbim të qytetarëve, çdo ditë!
#BashkiaKukës#SherbimPerQytetaret