SHËRBIMI SOCIAL

  • Qendra e Shërbimeve Sociale

Që nga muaji Tetor 2007 në Bashkinë Kukës funksionon Qendra e Shërbimeve Sociale (QSHS), aktivitet i cili filloi si një projekt në  bashkëpunim me Bankën Botërore e cila financoi këtë projekt për 8 muaj dhe prej një viti ka kaluar në vartësi të Bashkisë Kukës. Kjo qendër ofron shërbime për shtresat në nevojë dhe ka personel të kualifikuar me 1 psikologe 4 punonjëse sociale dhe 4 edukatore. Kjo qendër merret me identifikimin e personave në nevojë të Bashkisë (fëmijë në nevojë, fëmijë me aftësi të kufizuara, të rinj, gra dhe të moshuar në nevojë), ofron këshillime psiko-sociale për këto target grupe, kryen biseda me tema të ndryshme sociale si dhuna, trafikimi, shfrytëzimi, droga, duhani e alkoli, barazia gjinore, marëdhëniet mes brezave, aktivitete ndërgjegjësuese në qendër dhe në komunitet sidomos me fëmijët, të rinjtë dhe gratë me qëllim sensibilizimi dhe parandalimin e fenomeneve negative që shqetësojnë shoqërinë tonë në ditët e sotme.

Gjatë pothuajse 2 vjetëve në këtë qender kanë marrë shërbim rreth 340 fëmijë në nevojë, 112 gra në nevojë, 47 të rinj dhe 89 të moshuar. Po në këtë kuadër, pra me qëllim që shërbimi të jetë brenda standarteve dhe me cilësinë e kërkuar duke e ofruar këtë shërbim në funksion të kërkesave të personave në nevojë, si dhe duke realizuar dhe një nga premtimet tona, funksionon që nga dhjetori 2008 klubi i pensionistëve ku mosha e 3 kalon një pjesë të mirë të ditës duke u marrë me aktivitete të ndryshme si lojra në tavolinë, shikim televizori si dhe shtypi i ditës i cili u ofrohet pa pagesë. Po ashtu në këtë lokal kafja dhe pijet e ngrohta ofrohen me çmime shumë të ulëta të cilat kushtojnë nga 20 lekë dhe pijet alkolike 30 lekë, në një kohë që në lokale të tjëra ofrohen me një çmim prej 50 lekë.
Po shikohet mundësia që në bashkëpunim me Drejtorinë  e Qendrës Shërbimeve Shëndetësore Kukës të ofrohet shërbimi shëndetësor pranë QSHS nga mjekët e familjes e infermierët dhe njëkohësisht të jepet edhe këshilla mjekësore nga këta mjekë.
Gjithashtu në dhjetor 2008 u bë e mundur që falë një projekti të financuar nga shoqata “ASED” Zvicër në bashkëpunim me Bashkinë Kukës e cila ofroi ambientet të bëhet e mundur edhe hapja e një qendre ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar, një shtresë e cila deri tani nuk ka patur vëmendjen e duhur, ku shërbimi ofrohet për 12 fëmijë, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë. Me këta fëmijë zhvillohen aktivitete të ndryshme për aftësimin e tyre si nga ana mendore dhe ajo fizike. Gjithashtu për këta fëmijë ofrohet transport falas.

 

  1. SKEMA E NDIHMES EKONOMIKE
  • Kush mund të përfitojë ndihmën ekonomike:
  1. Familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme;
  2. Jetimët të cilët nuk janë në institucione;
  3. Prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;
  4. Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;
  5. Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
  6. Fëmijë të vendosur në shërbimin e kujdestarisë
  • Ku aplikohet për ndihmë ekonomike?

Familjet pa të ardhura dhe me të ardhura të pamjaftueshme dhe kategoritë e tjera mund të aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike pranë njësisë vendore ku kanë vendbanimin.

  • Kur aplikohet për ndihmën ekonomike?

Për të përfituar ndihmë ekonomike kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten nga data 1-10 të çdo muaji paraqiten pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë me kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët çertifikata) dhe dokumente të tjera të përcaktuara në aktet nënligjore.

  • Si aplikohet?

Administratori, në prani të kryefamiljarit, bashkëshortes apo individëve plotëson on-line në sistem aplikimin për ndihmë ekonomike të cilët përmbledhin informacionin për: demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin; llojin e banesës; pasuritë/asetet shtëpiake; të ardhurat nga programet e mbrojtjes sociale. Është me shumë rëndësi që informacioni të jetë i saktë, pasi në rast të kundërt penalizohen familjet për deklarim të rremë.

  • Verifikimi i të dhënave

Lista e familjeve aplikante verifikohet automatikisht nga sistemi elektronik me të gjitha institucionet dhe pasi përfundon ky verifikim në lidhje me saktësinë e informacionit  merret vendimi për këto familje.

  • Vendimi për ndihmën ekonomike

Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret brenda muajit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror  nëpërmjet formulës së pikëzuar që përfshin parametra të lidhur me vlerësimin e situates ekonomike të familjeve, të tilla, si: kushtet e jetesës, zotërimi i pasurive, të ardhurat nga remitancat. Formula e pikëzuar merr parasysh karakteristikat e ndryshme strukturore të familjeve urbane dhe rurale.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social dërgon Vendimin  final së bashku me listën e familjeve fituese me masën e përfitimit dhe familjet jopërfituese me  arsyet përkatëse kryetarit të njësisë vendore për të njoftuar  të gjithë aplikantët dhe për të bërë ekzekutimin e pagesës.

  • Për të gjitha familjet përfituese është e detyrueshme paraqitja çdo 3 (tre) muaj tek zyra e administratorit  shoqëror i cili  plotëson deklaratën social-ekonomike  dhe e hedh në sistem si dhe  verifikon gjendjen shoqërore dhe ekonomike të familjeve në nevojë, kur futen për herë të parë në skemë, si dhe dy herë në vit të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike.
  • Mosparaqitja një herë në 3 muaj dhe moslejimi i verifikimit social –ekonomik në familje largon familjen nga skema e ndihmës ekonomike.
  • Për familjet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit, bazuar në vlerësimin social-ekonomik, të kryer nga administratori shoqëror, Këshilli Bashkiak ka të drejtë të miratojë dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6% dhe/ose me fonde të buxhetit vendor.

 

  1. Personat me aftesi te kufizuar.

Sektori   Sherbimeve Sociale gjithashtu  mbulon sektorin e Pak-së e cila merret me administrimin e dosjeve te invalideve  dhe konkretisht kemi 4 grupe invalidësh:

Invalid Pune , Invalid të Lindur (Pak) , të Verbër dhe  Para Tetraplegjikë.

Dokumentacionin që duhet të paraqesin pranë zyrave tona jane:

  • Invalidët e punës

Vërtetim TIPP nga Sigurimet Shoqërore + fotokopje karte identiteti + fotokopjen e librezës së invaliditetit.

  • Rastet e reja :

Vërtetim TIPP nga Sigurimet Shoqërore + fotokopje karte identiteti.

  • Invalidët e Lindur (PAK) grupi i parë me shoqërues:

1.Epikriza  Përcjellëse

  1. Raporti Mjeko-Ligjor i shoqëruesit + fotokopjen e kartës së identitetit

3.Deklarata Noteriale e shoqëruesit (tek noteri)

  1. Ftokopje karte identiteti të invalidit
  2. Foto dokumenti 1 copë
  • Invalidët e Lindur grupi i dytë (pa shoqërues):

1.Epikriza Percjellese

2.Fotokope karte identiteti

3.Foto dokumenti 1 copë.

  • Rastet e reja :

1.Fletë  Drejtimi për Kemp

2.Ekzaminime që ka bërë

3.Fotokopje karte identiteti

  1. Foto dokumenti 1 copë.
  • Të Verbër grupi i parë:

1.Epikriza Përcjellëse

  1. Raporti Mjeko-Ligjor i shoqëruesit + fotokopjen e kartës së identitetit

3.Deklarata Noteriale e shoqëruesit (tek noteri)

  1. Ftokopje karte identiteti të invalidit
  2. Foto dokumenti 2 copë

6.Libreza e vjetër.

  • Të verbër grupi dytë:

1.Epikriza përcjelleze

2.Fotokopje karte identiteti

3.Foto dokumenti 2 copë

  1. Libreza e vjetër.
  • Rastet e reja:

1.Fletë Drejtimi Për Kemp

2.Ekzaminimet që ka bërë

3.Fotokopje karte identiteti

  1. Foto dokumenti 2 copë.
  • Para tetraplegjikë :

1.Epikriza Përcjellëse

  1. Raporti Mjeko-Ligjor i shoqëruesit + fotokopjen e kartës së identitetit

3.Deklarata Noteriale e shoqëruesit (tek noteri)

  1. Ftokopje karte identiteti të invalidit
  2. Foto dokumenti 2 copë
  3. Libreza e vjetër
  • Rastet e reja:

1.Fletë  Drejtimi Për Kemp

2.Ekzaminimet që ka bërë

3.Fotokopje karte identiteti

  1. Foto dokumenti 2 copë.

 

Manuali i Procedurave Qendrat Komunitare

Shpërndaj