Në një takim online bashkë me, z. Philip Pronin, Shef i Administratës Rajonale Ushtarake (shtetërore) qyteti Poltava në shtetin e Ukrainës, dhe me pjesëmarrjen fizike të, z. Shahin Omarov, Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Kharkiv, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit mes bashkisë Kukës dhe rajonin e Poltavës-Ukrainë.
Marrëveshja e bashkëpunimit mes Kukësit dhe Poltavës, ka për qëllim nxitjen e zhvillimit me përfitim reciprok mes dy rajoneve, kryesisht në fushat e ekonomisë, tregtisë, arsimit dhe shkencës, kulturës dhe turizmit, sportit, kujdesit shëndetësor, sigurisë mjedisore dhe energjisë së rinovueshme.
Miqtë ukrainas gjatë vizitës në Kukës, u ndalën në muzeun etnografik nga ku mësuan më shumë rreth qytetit tonë.
Ndërsa në kuadër edhe të bashkëpunimit të marrëveshjes mes dy rajoneve, për zhvillimin e tregtisë, panë nga afër pikën e grumbullimit të bimëve medicinale “Hallaçi”. Gjatë bisedës mes, z. Shahin Omarov dhe z. Destan Hallaçi, ky i fundit u ftua që të vizitojë qytetin e Poltavës, me qëllim marrjen e një eksperience të shtuar, për të ndikuar në zgjerimin e mëtejshëm të biznesit.