Kryetari i Bashkisë Kukës z.Albert Halilaj bashkë me z. Rexh Byberi, kryetar i Bashkisë Tropojë, z. Myftar Dauti, kryetar i Bashkisë Has, z. Nikolin Balli, Kreu i AKEM (Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve) dhe zj. Elvana Ramaj, Drejtor i Drejtorisë Ekonomisë Qarkulluese nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, zhvilluan takimin e radhës, për progresin dhe përditësimin e ndërtimit të landfillit në Përbreg si dhe stacioneve të transferimit të mbetjeve në Has dhe Tropojë.
Kjo ndërhyrje vjen në kuadër të projektit të BE-së, për ekonominë qarkulluese dhe axhendën e gjelbër-infrastruktura e mbetjeve në Shqipëri. Ky projekt financohet nga fondet e Bashkimit Evropian dhe zbatohet nga Agjencia Franceze e Zhvillimit.
Ndërtimi landfillit pritet t’i japë zgjidhje problemit të mbetjeve për tre bashkitë: Kukës, Has dhe Tropojë.