Takim zyrtar në Bashkinë Kukës i Ambasadorit të Suedisë, z. Niklas Ström

Pata kënaqësinë të prisja në Bashkinë Kukës, Ambasadorin e Suedisë në vendin tonë, z. Niklas Ström.

Në këtë takim të parë zyrtar në Bashkinë e Kukësit, folëm për mundësinë e bashkëpunimit dhe projekteve për Kukësin, mbi fushat potenciale të zhvillimit ekonomik, turizmit, një mjedisi të pastër, mbështetjen e bizneseve, si dhe mundësinë e hapjes së disa kompanive suedeze kryesisht në rrethin tonë.

Shpërndaj