Kontaktoni: (024) 225-110

Bashkia Kukës

Home Taksat Dhe Tarifat



PAKETA FISKALE 

Taksat vendore

1.      Tatim i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël

Çdo subjekt, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8 000 000 (tetë milionë) lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.

2.      Taksa mbi pasurinë  e paluajtshme

Taksës mbi pasurinë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, pronarë apo përdorues të pasurive të paluajtshtme, në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre pasurive. Bëjnë përjashtim rastet kur në ligj parashikohet ndryshe.

Detyrimin për taksën mbi pasurinë e paluajtshme e ka, sipas rastit, pronari ose bashkëpronari, sipas pjesës që zotëron, apo përdoruesi i pasurisë së paluajtshme, për pasuritë që nuk janë të pajisura me dokumente pronësie. Në taksat mbi pasurinë e paluajtshme përfshihen:

  • Taksa mbi ndërtesën
  • Taksa mbi tokën bujqësore
  • Taksa mbi truallin
3.      Taksa e fjetjes në hotel
4.      Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja

Baza e taksës: Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet ose vlera në lekë e çmimit të shitjes për metër katror të investimit të ri. Klasifikimi si investim i ri përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.

5.      Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme.

Baza e taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit, pronësia e së cilës transferohet. Baza e taksës për kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e tjera të paluajtshme është vlera e shitjes së tyre. Niveli i taksës përcaktohet në përqindje dhe niveli tregues i taksës është 2 %.  Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.

6.      Taksa vjetore e mjeteve të përdorura:

 Baza e taksës: Eshtë lloji i mjetit të transportit rrugor.

7.      Të ardhura pjesore nga taksa e rentës minerare:

Baza e taksës: Janë burimet natyrore që nxjerr nga nëntoka çdo person fizik apo juridik, në çastin kur ai shet produktin. Çdo person fizik apo juridik, që është i liçencuar dhe/ose vepron në industrinë minerare, sipas një marrëdhënieje kontraktuale me ministrin përgjegjës për ekonominë, duhet të paguajë rentë minerare për burimet natyrore që nxjerr nga nëntoka. Renta minerare llogaritet si detyrim mujor i subjektit taksapagues, në çastin kur ai shet produkte minerare.

8.      Taksa e tabelës

Baza e taksës: Taksa e tabelës aplikohet për të gjitha subjektet që duhet të vendosin emërtimin e subjektit në pamjen ballore të njësisë ku zhvillojnë veprimtarinë, në hapësira të tjera publike të lejuara ose private, qofshin këto të lëvizshme ose të palëvizshme dhe që shërbejnë për qëllime identifikimi.

9.      Taksa te perkohshme:

Per linjat ajrore dhe nentokesore (telefoni, energji elektrike dhe internet)

Tarifat Vendore

1.      Tarifa e pastrimit dhe largimit te mbeturinave
  • Tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave për familjet
  • Tarifë pastrimi për institucione
  • Tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave për bizneset
2.      Tarifa e gjelbrimit
  • Tarifë gjelbrimi për familje
  • Tarifë gjelbrimi për institucionet
3.      Tarifat vendore ne fushen e ndertimit, shfrytezimit mineral dhe sektorit te energjise elektrike
  • Tarifa ne fushen e ndertimit
  • Tarifa per mbrojtjen dhe permirsimin e mjedisit
4.      Tarifa të Drejtorisë së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit
5.      Tarifa të shërbimit veteriner
6.      Tarifa për shërbimin në fushën e transportit të pasagjerëve dhe mallrave, dhënien e lejeve për ushtrim aktiviteti
7.      Tarifa parkimi për mjetet e liçensuara, dhe tarifa për parkimin e automjeteve në vendparkime publike me pagesë
8.      Dhënie liçensa për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj.
9.      Tarifat ne sektorin e bujqësisë dhe te pyjeve.
10.      Tarifa shërbimi nga institucione arsimi, kulture, sporti, shërbimi social etj.
11.      Tarifat e shërbimeve që kryen struktura e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi ndaj shtetasve dhe personave, juridik e fizik, vendas e të huaj.
12.      Niveli  Tregues i Tarifes se Zenies se Hapesires
13.      Tarifa për tregun e lirë
14.      Tarifa perimetrale
15.      Leja e peshkimit per peshkataret
16.      Tarife per dhenie leje te perhershme dhe te perkohshme