Shërbimi i Gjelbrimit

Shërbimi i mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta në qytet realizohet nga buxheti i Bashkisë nga mjetet logjistike e fuqinë punëtore të Drejtorisë së Shërbimeve Publike përkatësisht nga sektori i gjelbërimit.

Sipërfaqja totale e gjelbërimit te qytetit është 116800 m2 ku përfshihen:

Lulishte 13800m2

Parqe(zabeli) 28000m2

Pyll-parqe (brezari pyjor) 42000m2

Fidanishtja dekorative 33000m2

Shërbim me parametra cilësore për 83800 mnë gjithë sipërfaqet e gjelberta të qytetit.

Mirëmbajtja dhe shërbim i gjithë bimësisë ekzistuese  dekorative.

Shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta ne lagjen nr 3  ku jane shtuar 2454 m2 lulishte te cilat jane bashkohore me te gjithe elementet dekorativ.

Ne lagjen Nr 2  jane shtuar 2328 m2 lulishte e siperfaqe te gjelberta

Ndersa lagjia 4-5-6 do te aplikohet shume shpejte projekti i reabilitimit te ketyre lagjeve ku do te kene nje gjelberim bashkohore.

Proceset kryesore që kryhen për  sipërfaqet e gjelbërta të qytetit  janë:

  • Mirëmbajtja e lulishteve ekzistuese me sipërfaqe: 13800 m2.
  • Mirëmbajtja parqe(zabeli) 28000m2
  • Mirëmbajtja pyll-parqe (brezari pyjor) 42000m2
  • Mirëmbajtja fidanishtja dekorative 33000m2
  • Mbjellje sipërfaqe me lule : 500 m2
  • Mbjellje sipërfaqe me bar : 1000 m2
  • Mirëmbajtje drurë dekorativ: ku parashikohet mirëmbajtja e 1700 copë drureve dekorativ
  • Zëvendësimin dhe mbjelljedrurëve dekorativ të dëmtuar – 100 copë.
  • Mirëmbajtje të 620 copë shkurre dekorative.
  • Mirëmbajtje gardhe i gjelbërt ekzistues 4200 ml.

Shpërndaj