Bashkia Kukës në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Katërt Publike të pavarur për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).
Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Kukës ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.
Të gjitha OshC-të e interesuara për t’u bërë pjesë e këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 13.12.2024, ora 11.30, në ambjentet e Qendrës NOK.
Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:
- Prezantimi dhe diskutimi i prioriteteve paraprake ;
- Turizmi
Fuqizimi i turizmit në Bashkinë Kukës.
- Sport dhe Kulturë
Terrene sportive dhe kulturore për të rinj apo kënde lojërash për fëmijë
- Çështjet sociale
Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve për fëmijët me aftësi ndryshe ose viktimat e dhunës
- Përzgjedhjen e përfaqësuesit të shoqërise civile në komisionin e vlerësimit të projekt propozimeve në kuadër të thirrjes së katërt
Ftoheni të jepni mendimin tuaj lidhur me prioritetet e mësipërme dhe ide tjera të cilat ju mendoni se duhet ti përfshijmë.