Bashkia Kukës në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).
Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentet strategjikë ekzistues, Bashkia Kukës ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.
Të gjitha OSHC-të e interesuara për t’u bërë pjesë e këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 08 Nëntor 2021, ora 13:00 në ambientin e American Corner.
Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:
- Prezantim i projektit ReLOaD2;
- Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e parë publike për OshC-të në BashkinëKukës, si vijon:
- Zhvillimi i bujqësisë konkurruese dhe promovimi i produkteve organike
- Ndërgjegjësimi i komunitetit në zonat rurale për rritjen dhe rëndësinë e prodhimit Bio vendas.
- Promovimi, markimi ose brandimi i produkteve vendore të Kukësit.
- Turizmi Eco-Alternativ për promovimine potencialeve natyrore, vlerave historike dhe kulturore
- Promovimi dhe përmirësimi i turizmit të aventurës në Kukës;
- Promovimi dhe përmirësimi i turizmit host/mikpritës;
- Përmirësimi i shërbimit ndaj vizitorit dhe infrastrukturës turistike.
- Mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit
- Zhvillimi dhe mbrojtja e pasurive dhe burimeve natyrore të zonës.
- Intensifikimi i mbrojtjes dhe kontrollit të territorit ndaj rreziqeve natyrore.
- Përmirësimi i infrastrukturës dhe menaxhimit të mbetjeve në zonat rurale.
- Diferencimi i mbetjeve në burim.
- Çështjet sociale
- Ngritje dhe ofrim shërbimesh për fëmijët dhe fëmijët me aftësi te kufizuara.
- Ofrim i shërbimeve për të moshuarite vetmuar.
- Rehabilitimi dhe integrimi i viktimave të dhunës apo trafikimit nëpërmjet shërbimeve mbështetëse.
- Jeta kulturore dhe artistike
- Pasurimi me bazë materiale në tre sektorët (biblioteka-pasurimi i fondit; Arti- bazë materiale, Muzeu- pasurimi i pavionit etnografik).
- Krijimi i pavionit të historisë në Muze.
- Ringritja e grupeve artistike në Qendrën Kulturore të Bashkisë Kukës.