Kryetari i Bashkisë Kukës z. Albert Halilaj mirëpriti Drejtorin e Përgjithshëm të Raiffeisen Bank të Shqipërisë z. Christian Canacaris

Kryetari i Bashkisë Kukës z. Albert Halilaj mirëpriti në një delegacion, Drejtorin e Përgjithshëm të Raiffeisen Bank të Shqipërisë z. Christian Canacaris, znj. Vilma Baçe Anëtare Bordi Rrjeti Shitjeve, znj. Elira Abeshi Drejtoresh për Bizneset, z. Afrim Muja Drejtor i Distriktit të Veriut, si dhe Drejtorin e Bankës Raiffeisen Dega Kukës, z. Bilbil Keraj.
Për të folur dhe diskutuar rreth bashkëpunimeve sa më të suksesshme mes bashkisë Kukës si dhe Bankës Raiffeisen.

Gjithashtu vizituam edhe Qendrën Komunitare Të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar, ku terapistet, logopedja, fizioterapistja dhe punonjësit e tjerë, na informuan rreth shërbimeve terapeutike që çdo fëmijë merr nga qendra, aktivitet që zhvillohen, si dhe nevojat që kanë akoma më tepër për përmisimin e cilësisë së shërbimeve ndaj tyre.

Shpërndaj