Pritja e Ambasadorit Bullgar

Kryetari i Bashkisë Kukës z. Albert Halilaj ka pritur në një takim zyrtar Ambasadorin Bullgar në Tiranë, Shkëlqesinë e Tij z.Ivaylo Kirov.

Në takimin e zhvilluar në mjediset e Bashkisë, kryetari Halilaj vlerësoi bashkëpunimet e deritanishme nga ana e qeverisë bullgare me bashkinë e Kukësit, dhe kërkoi që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe në vazhdim.

Interesin e kryebashkiakut Halilaj për binjakëzim midis Bashkisë Kukës dhe qeverisë Bullgare Ambasadori Kirov e vlerësoi si shumë të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit dy palësh të mëtejshëm.

Nga ana e tij, Ambasadori Kirov shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim mes dy palëve, për të vazhduar më tej me sa më shumë projekte.

Ndër të tjera Ambasadori Kirov shprehu nevojën e një angazhimi më të madh të vendit të tij në përmirësimin e cilësisë së infastrukturës, arsimit, turizmit në zonën e bashkisë Kukës.

Shpërndaj