Shërbimi i mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta në qytet realizohet nga buxheti i Bashkisë nga mjetet logjistike e fuqinë punëtore të Drejtorisë së Shërbimeve Publike përkatësisht nga sektori i gjelbërimit.
Sipërfaqja totale e gjelbërimit te qytetit është 116800 m2 ku përfshihen:
Lulishte 13800m2
Parqe(zabeli) 28000m2
Pyll-parqe (brezari pyjor) 42000m2
Fidanishtja dekorative 33000m2
Shërbim me parametra cilësore për 83800 m2 në gjithë sipërfaqet e gjelberta të qytetit.
Mirëmbajtja dhe shërbim i gjithë bimësisë ekzistuese dekorative.
Shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta ne lagjen nr 3 ku jane shtuar 2454 m2 lulishte te cilat jane bashkohore me te gjithe elementet dekorativ.
Ne lagjen Nr 2 jane shtuar 2328 m2 lulishte e siperfaqe te gjelberta
Ndersa lagjia 4-5-6 do te aplikohet shume shpejte projekti i reabilitimit te ketyre lagjeve ku do te kene nje gjelberim bashkohore.
Proceset kryesore që kryhen për sipërfaqet e gjelbërta të qytetit janë:
- Mirëmbajtja e lulishteve ekzistuese me sipërfaqe: 13800 m2.
- Mirëmbajtja parqe(zabeli) 28000m2
- Mirëmbajtja pyll-parqe (brezari pyjor) 42000m2
- Mirëmbajtja fidanishtja dekorative 33000m2
- Mbjellje sipërfaqe me lule : 500 m2
- Mbjellje sipërfaqe me bar : 1000 m2
- Mirëmbajtje drurë dekorativ: ku parashikohet mirëmbajtja e 1700 copë drureve dekorativ
- Zëvendësimin dhe mbjelljedrurëve dekorativ të dëmtuar – 100 copë.
- Mirëmbajtje të 620 copë shkurre dekorative.
- Mirëmbajtje gardhe i gjelbërt ekzistues 4200 ml.