Dëgjesë publike: “Për hartimin e Programit Buxhetor AfatMesëm 2022-2024″

Pjesëmarrës në konsultim nga ana e bashkisë ishin:

  • Kryetari
  • zv.Kryetarët
  • Drejtuesit e Ekipeve të Menaxhimit Programeve
  • Anëtarë të Këshillit Bashkiak
  • Drejtues të Njësive Asministrative
  • Kryetarë fshatrash

Nga Komuniteti:

  • Banorë të Bashkisë
  • Drejtues të Institucioneve Qendrore dhe Rajonale
  • Përfaqësues të Shoqërisë Civile
  • Përfaqësues të Medias dhe Biznesit

Kryetari i Bashkisë tha që: ”Programi Buxhetor AfatMesëm 2022-2024 është sintezë e gjithë veprimtarisë tonë të përbashkët të planifikimit dhe buxhetimit, duke përfshirë të gjitha vendimet e marra nga komisionet përkatëse dhe Këshilli Bashkiak.”

Ndër të tjera kreu Gjici shprehet se gjatë viteve 2022-2024 do të përmisohet ndjeshëm dhe niveli i investimeve kapitale, duke bër të mundur kështu realizimim e objektivave në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve dhe rritjen e performancës së institucionit.

“ Vetë proçesi i hartimit rë buxhetit afatmesëm trevjeçar 2022-2024 është plotësisht në përputhje me Planim e Përgjithshëm Vendor, Strategjinë e Zhvillimit të Bashkisë Kukës.”

Gjithashtu kryetari tha që nëpërmjet përmirësimit të teknologjisë së informacionit ne kërkojmë të rrisim performacën në administratën publike, me qëllim që të ndikojmë në përmirësimin e kushteve të arsimit, kulturës, sportit, të promovojmë vlerat e zhvillimit turistik dhe bujqësor të bashkisë.

“Puna juaj e deritanishme në këtë proçes të gjatë e të vështirë që është shtrirë gjatë gjithë vitit 2021 kërkon kurorëzimin me vendim të këtij projekti, për të mos humbur kohë dhe për të filluar nga puna me buxhetin e ri që në ditët e para të vitit financiar 2022” – tha z.Gjici

Shpërndaj