Ftesë për pjesëmarrje në takimin konsultues për përcaktimin e fushave të përparesive në kuader të thirrjes së parë publike për organizatat e shoqerisë civile në bashkinë Kukës

Bashkia Kukës në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).

Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentet strategjikë ekzistues, Bashkia Kukës ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.

Të gjitha OSHC-të e interesuara për t’u bërë pjesë e këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 08 Nëntor 2021, ora 13:00ambientin e American Corner.

Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:

  • Prezantim i projektit ReLOaD2;
  • Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e parë publike për OshC-të në BashkinëKukës, si vijon:
  1. Zhvillimi i bujqësisë konkurruese dhe promovimi i produkteve organike
    • Ndërgjegjësimi i komunitetit në zonat rurale për rritjen dhe rëndësinë e prodhimit Bio vendas.
    • Promovimi, markimi ose brandimi i produkteve vendore të Kukësit.
  2. Turizmi Eco-Alternativ për promovimine potencialeve natyrore, vlerave historike dhe kulturore
    • Promovimi dhe përmirësimi i turizmit të aventurës në Kukës;
    • Promovimi dhe përmirësimi i turizmit host/mikpritës;
    • Përmirësimi i shërbimit ndaj vizitorit dhe infrastrukturës turistike.
  3. Mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit
    • Zhvillimi dhe mbrojtja e pasurive dhe burimeve natyrore të zonës.
    • Intensifikimi i mbrojtjes dhe kontrollit të territorit ndaj rreziqeve natyrore.
    • Përmirësimi i infrastrukturës dhe menaxhimit të mbetjeve në zonat rurale.
    • Diferencimi i mbetjeve në burim.
  4. Çështjet sociale
    • Ngritje dhe ofrim shërbimesh për fëmijët dhe fëmijët me aftësi te kufizuara.
    • Ofrim i shërbimeve për të moshuarite vetmuar.
    • Rehabilitimi dhe integrimi i viktimave të dhunës apo trafikimit nëpërmjet shërbimeve mbështetëse.
  5. Jeta kulturore dhe artistike
    • Pasurimi me bazë materiale në tre sektorët (biblioteka-pasurimi i fondit; Arti- bazë materiale, Muzeu- pasurimi i pavionit etnografik).
    • Krijimi i pavionit të historisë në Muze.
    • Ringritja e grupeve artistike në Qendrën Kulturore të Bashkisë Kukës.

Shpërndaj