Integrimi i fëmijëve në procesin e edukimit dhe zhvillimit në një mjedis të këndshëm

Ky projekt u aplikua ne muajin qershor të vitit 2021, në thirrjen e shpallur nga Ambasada Bullgare në Shqipëri, në kuadër të pranimit dhe përzgjedhjes së propozimeve për projektin që do të zbatohet përmes Asistencës Zyrtare të Zhvillimit të Republikës së Bullgarisë, financuar nga  Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë përmes Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, per fillimin e zbatimit ne vitin 2022;

Projekti ka si objektiv të përgjithshëm: Krijimin e një ambienti të këndshëm dhe të shëndetshëm për një zhvillim të qëndrueshëm dhe cilësor si brenda dhe jashtë kopshtit.

Me anë të këtij projekti do të bëhet rikonstruksioni i kopshtit nr 2, të lagjes numer 3 të Bashkisë Kukës.

Përfitues të këtij projekti janë:

  • 248 fëmijë të arsimit parashkollor,
  • 5 fëmijë me aftësi të ndryshme,
  • i gjithë komuniteti i lagjes nr 3

 

Aktivitetet e parashikuara në këtë projekt janë:

  • Prezantimi i projektit
  • Rikonstruksioni i brendshëm i godinës
  • Pajisja me mjeteve didaktike dhe lodrave për fëmijët
  • Pajisja me krevate dhe tapete të rinj
  • Rehabilitimi i oborrit dhe vendosja e një këndi lojërash
  • Aktiviteti festiv i inagurimit.

Shpërndaj