Emergjenca Dhe Spitali

Spitali rajonal i Kukësit ndodhet në periferi të qytetit. Personeli i spitalit është gjithnjë në gatishmëri. Mjekët dhe infermierët janë me eksperiencë të gjatë pune. Ata kanë specializimin e duhur sipas vendeve të punës. Vitet e fundit spitali është pajisur me aparate bashkëkohore për kryerjen e shumë vizitave të specializuara. Kushdo që udhëton për të bërë një vizitë në këtë spital mbetet i kënaqur.

Në këtë spital shërbejnë mjekë; kardiologë, kirurgë, gjinekologë, okulistë, pediatër, infeksionistë, dermatologë etj.

Në shërbim të këtyre vizitave janë dy laboratorë (i urgjencës, laboratori i madh).

Laboratori i urgjencës funksionon 24 orë, ndërsa në laboratorin e madh kryejmë shërbime 80 vetë në ditë me afro 400 analiza.

Imazheria ka funksionuar 24 orë. Këtu përfshihen: EKO, RADIOSKOPI, RADIOGRAFI, SKANER.

Kohët e fundit është vënë në punë në punë aparatura e MAMOGRAFISË.

Për të sjellë në kohë të sëmurët në spital janë në gatishmëri 6 ambulanca të pajisura me çdo gjë të nevojshme si dhe me mjekë e infermierë që shoqërojnë të sëmurët

Shpërndaj