Inagurimi i Qendrës për Sipërmarrje Rinore

Kryetari i Bashkisë Kukës z. Albert Halilaj mori pjesë në përurimin e Qendrës për Sipërmarrje Rinore (Yes Centre) për të rinjtë e qytetit të Kukësit, e krijuar si një bashkëpunim mes projektit “ Perspektiva të Reja – New Perspectives ” me bashkinë Kukës.
Qendra e Sipërmarrjes Rinore ka qëllim krijimin e një mjedisi të favorshëm e inkurajues për risi dhe lidhje produktive që ndikojnë në suksesin e sipërmarrësve, kompanive dhe pozitën ekonomike e profesionale të komunitetit përreth.
Qendra YES do të funksionojë si një qendër për zhvillim ekonomik vendor që bashkon të rinjtë, studiuesit, krijuesit dhe bizneset për të krijuar dhe ushqyer idetë dhe për t’i transformuar ato në produkte dhe shërbime që mund ti kontribuojnë drejt zhvillimit ekonomik vendor.

Shpërndaj