Kryetari i Bashkisë Kukës Z.Halilaj priti përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së në Shqipëri

Ditën e djeshme patëm kënaqësinë të presim përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së në Shqipëri , ku u diskutua mbi ecuritë dhe problematikat e hasura gjatë implementimit të projekteve që Bashka Kukës ka në zbatim.

Nga Kryetari i Bashkisë Kukës Z.Halilaj u vu theksi dhe mbi formimin e marrëdhënieve në të ardhmen ndërmjet aplikimeve në projekte të tjera me qëllim zhvillimin në vend.

Bashkia Kukës është përfituese në projektet e financuara nga Bashkimi Evropian në fushën e turizmit, mjedisit, ekonomisë qarkulluese etj, projekte këto me impakt pozitiv në popullatën vendase.

Shpërndaj