Projekti është i fituar nga bashkia Kukës në kuadër të Thirrjes “EU for socio-economic development (as alternative to drugs cultivation and trafficking)”.
Grupet kryesore të synuara të projektit NOK janë:
- Rinia e Kukësit – rreth 200 të rinj do të përfitojnë drejtpërdrejt përmes zbatimit të projektit
- Gratë e dhunuara – rreth 50 gra të dhunuara do të marrin pjesë në aktivitetet e projektit;
- Stafi i Bashkisë Kukës – 3 drejtori kryesore do të përfshihen në bashkëpunimin dhe zbatimin e projektit;
- Qytetarët e papunë të Kukësit – të paktën 70 persona të papunë do të përfitojnë nga zbatimi i projektit.
Ky projekt ka si objektiv të përgjithshëm:
Përmirësimin e aksesit në zhvillimin socio-ekonomik dhe mundësitë e punësimit në Bashkinë Kukës.
Objektivat specifike janë:
- Ofrimi i alternativave ekonomikisht të qëndrueshme me fokus tek të rinjtë dhe të rejat në Kukës larg kultivimit të kanabisit.
- Të rrisë ndërgjegjësimin kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në zonën e Kukësit.
Aktivitetet kryesore të parashikuara për tu realizuar në kuadër të këtij projekti janë si më poshtë:
Akti 1: Rindërtimi i “Qendrës së Mundësive të reja”:
Akti 2: Themelimi i funksionalitetit të qendrës së re.
Akti 3: Nisja e “Programit të Aftësive dhe Punësimit”.
Akti 4: Veprimet drejt zhvillimit shoqëror.
Thirrje per expert trajner
https://www.europartners.al/call-expert
Thirrje për propozimin e Subgranteve në kuadër të Projektit NOK- “Mundësive të Reja në Kukës”