TE DHENAT E KOORDINATORIT PER TE DREJTEN E INFORMIMIT
Koordinator per te drejten e informimit: Desantila Hasa
Adresa postare: Sheshi “Skënderbej”, Kukës Lagjia 5, 8501
Adresa elektronike: [email protected]
Orari i punes: E Hënë – E Premte / 08:00 – 16:00
Detyrat dhe kompetencat e Koordinatorit për të drejtën e informimit
- I mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij.
- Krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji.
- Bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj.
- Regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre.
- Dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar.
- Verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të këtij ligji.
- Kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.
Proçedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informacion
Kërkesa për informim
Kërkesa për informim bëhet me postë ne adresen :
Adresa postare: Bashkia Kukes, Sheshi “Skënderbej”, Kukës Lagjia 5, 8501
ose me postë elektronike;
Adresa elektronike: [email protected]
duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.
Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
e) Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
Afati për marrjen e informacionit:
1. Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
2. Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.
3. Afati i parashikuar në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:
a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;
b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;
c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës. Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.
- Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve Tetor-Nëntor-Dhjetor 2021
- Regjistri i Kerkesave dhe Pergjigjeve Korrik-Gusht-Shtator 2021
- Regjistri i Kerkesave dhe Pergjigjeve Prill-Maj-Qershor 2021
- Regjistri i Kerkesave dhe Pergjigjeve Janar-Shkurt-Mars 2021
- Regjistri i Kerkesave dhe Pergjigjeve Tetor-Nentor-Dhjetor 2020
- Regjistri i Kerkesave dhe Pergjigjeve Korrik-Gusht-Shtator 2020
- Regjistri i Kerkesave dhe Pergjigjeve Prill-Maj-Qershor 2020
- Regjistri i Kerkesave dhe Pergjigjeve Janar-Shkurt-Mars 2020
Procedura e rregjistrimit te kerkesave
Kërkesa për informim regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve dhe për të caktohet
një numër rendor.
Kërkesat për informim trajtohen pa dallime mes tyre.
Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai
jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit
të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
Në rastet kur autoriteti publik, të cilit i drejtohet kërkesa për informim, është i paqartë në lidhje
me përmbajtjen dhe natyrën e kërkesës, ai kontakton menjëherë, por gjithnjë jo më vonë se 48
orë nga data e paraqitjes së kërkesës, me kërkuesin për të bërë sqarimet e nevojshme.
Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës autoriteti publik konstaton se nuk e zotëron informacionin
e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë
autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin.
Të gjitha kërkesat për informacion trajtohen, si rregull, nëpërmjet konsultimit pa pagesë të
informacionit në mjediset e autoritetit publik, nëpërmjet portalit unik qeveritar e–albania.al apo,
kur është rasti, nëpërmjet faqes zyrtare të autoritetit publik në internet.
Kërkesat, që lidhen me dokumente të shkruara, trajtohen duke vënë në dispozicion të kërkuesit:
a) një kopje të plotë, në format të njëjtë me atë të përdorur nga autoriteti publik, përveç rasteve të
veçanta;
b) një kopje të plotë të informacionit nëpërmjet postës elektronike, kur informacioni gjendet në
një formë të tillë ose mund të konvertohet.
Lidhur me kërkesat që lidhen me forma të tjera, informacioni jepet në mënyrën më të efektshme
dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
Në çdo rast, vendimi i refuzimit për formën e kërkuar jepet me shkrim dhe i arsyetuar.
Afatet e marrjes se pergjigjes
Afati për marrjen e informacionit, është jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të
kërkesës. Kur kërkesa për informacion, i dërgohet një autoriteti tjetër publik, afati për marrjen e
përgjigjes është jo më vonës se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.
Afati mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme: a) nevoja
për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze; b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet
në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit; c) nevoja për t’u
konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të
kërkesës. Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.
Kufizimet
1. E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe
nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtëm:
a. të drejtën për një jetë private;
b. sekretin tregtar;
c. të drejtën e autorit;
d. patentat.
2. E drejta e informimit kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse
dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave të mëposhtëm:
a) sigurinë kombëtare, sipas përkufizimit të bërë nga legjislacioni për informacionin e
klasifikuar;
b) parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale;
c) mbarëvajtjen e hetimit administrativ në kuadër të një procedimi disiplinor;
ç) mbarëvajtjen e procedurave të inspektimit dhe auditimit të autoriteteve publike;
d) formulimin e politikave monetare dhe fiskale të shtetit;
dh) barazinë e palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor;
e) këshillimin dhe diskutimin paraprak brenda ose midis autoriteteve publike për zhvillimin e
politikave publike;
ë) mbarëvajtjen e marrëdhënieve ndërko-mbëtare ose ndërqeveritare.
3. E drejta e informimit kufizohet, nëse është e domosdoshme, proporcionale dhe në qoftë se
përhapja e informacionit do të shkelte sekretin profesional të garantuar nga ligji.
4. E drejta e informimit kufizohet edhe kur, pavarësisht nga ndihma e dhënë nga autoriteti
publik, kërkesa mbetet e paqartë dhe bëhet i pamundur identifikimi i informacionit të kërkuar.
Përjashtim bëjnë rastet kur me ligj apo me VKB, është përcaktuar tarifë për një shërbim të caktuar.
Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike i jepet çdo qytetari, gjithashtu pa pagesë.
Informacione dhe dokumenta që kërkohen më shpesh
Informacione për taksat
Të dhëna për projektet