Kontaktoni: (024) 225-110

Bashkia Kukës

Home Regjisti i Kërkesave dhe Përgjigjeve 2025

REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

(2025)

Nr. RendorData e kërkesësObjekti i kërkesësData e përgjigjesPërgjigjeMënyra e përfundimit të kërkesësTarifa
110.01.2025Kerkese per vendimin e dates 27 Dhjetor 202420.01.2025Vene ne dispozicion linku i vendimit
https://kukesi.gov.al/wp-content/uploads/2025/01/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-KUKES-NR.86-DATE-27.12.2024.pdf
E plotëNuk ka
215.01.2025Pas verifikimit ne sistem per kontrata te tjera te kesaj OE na rezulton se ka nje kontrate te lidhur me bashkine tuaj me objekt Rehabilitim i Shkolles Avni Rustemi Kukes.
Ju lutemi nese eshte e mundur te na vini ne dispozicion informacionin se cilat jane makinerite dhe punonjesit qe ka te angazhuar ne kontraten tuaj.
21.01.2025Ne baze te ligjit Nr.162 date 23.12.2020 „Per Prokurimin Publik”(i ndryshuar), nenet 16,81 si dhe VKM-së Nr.285 date 19.05.2021 “Per miratimin e Rregullave te Prokurimit Publik”,(i ndryshuar) nenet 28,ju bëjmë me dije se në procedurën e prokurimi me objekt “Rehabilitimi i Shkolles Avni Rustemi “ ,OE ka dorezuar Listen e Informacionit Konfidencial shtojca 4 ne te cilën ka deklaruar si te dhëna konfidenciale informacionin e kërkuar nga ana juaj.Duke qenë në këto kushte informacionin mund t’ja kërkoni Operatorit Ekonomik .Drejtuar per te Operatori Ekonomik









Nuk ka
320.01.2025Kerkese per dokumenta27.01.2025Tarnsparenca dhe Llogaridhenia

Seksioni Plani Strategjik i Zhvillimit te Bashkise.

Strategjia E zhvillimit te Territorit
E plotëNuk ka
412.02.2025Kërkesë për dokumenta per OE24.02.2025Dhënë dokumentacioni i kërkuarE plotëNuk ka
521.02.2025Kërkojmë bashkëpunimin tuaj për të na vënë në dispozicion NUIS/NIPT25.02.2025Dhënë informacioni i kërkuar
NIPT: K57829201L.
E plotëNuk ka
611.03.2025Kerkese per dokumentacion 17.03.2025Dhënë dokumentacioni i kërkuarE plotëNuk ka
711.03.2025Kërkesë për informacion rreth Strukturave te Diaspores dhe Migracionit18.03.2025Kthim PergjigjeE plotëNuk ka
811.03.2025Kërkesë për informacion lidhur me aplikimin për certifikata të aktit të martësës dhe lindjes13.03.2025Ju informojme se nepermjet e-albania kur te beni aplikimin duhet ti drejtoheni arkives se gjendjes civile te Prefektures Kukes..E plotëNuk ka
912.03.2025Kërkesë për informacion rreth dorëheqjeve të grave pas zgjedhjeve vendore 202321.03.2025Dhënë dokumentacioni i kërkuar
Sqarojme se, pavaresisht doreheqjeve te paraqitura me shkrim nga kandidatet e listave shumëemerore, bazuar ne Ligjin Nr. 138/20215 " Per garantimin e integritetit te personave qe zgjedhen, emerohen ose ushtrojne funksione publike" (neni 11), si dhe Vendimin Nr. 17/2016 "Per percaktimin e rregullave te detajuara mbi zbatimin e ndalimeve te parashikuara ne ligjin 138/2015", Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar secilin kandidat qe brenda 10 diteve te dorezoje formularin e vetedeklarimit. Mosdepozitimi i ketij formulari nga ana e subjektit, konsiderohet refuzim per kandidim, zgjedhje apo emerim sipas vendimit te mesiperm.
E plotëNuk ka
1013.03.20251. A keni ofruar mbështetje financiare për organizatat jofitimprurëse (OJF) gjatë vitit 2024?
2. Nëse keni ofruar mbështetje financiare, cila ka qenë forma e mbështetjes (grant, kontrata
shërbimi, prokurim publik/tenderim, etj.)?
3. Sa OJF kanë aplikuar për mbështetje financiare gjatë vitit 2024? Ju lutem, specifikoni sipas
formës së mbështetjes, nëse ka patur më shumë së një formë.
4. Sa OJF kanë përfituar nga kjo mbështetje? Ju lutem, specifikoni sipas formës së mbështetjes
nëse ka patur më shumë se një formë
5. Cila ka qenë buxheti i disbursuar për organizatë dhe në total? Ju lutem, specifikoni sipas
formës nëse ka patur më shumë se një formë
6. Keni ofruar mbështetje jofinanciare gjatë vitit 2024? Cila është baza ligjore/ rregullatore që
rregullon këtë formë mbështetjeje?
7. Nëse keni ofruar mbështetje financiare, sa OJF kanë përfituar nga kjo mbështetje? Cili ka qenë
lloji i mbështetjes jofinanciare të ofruar (mjedise, trajnime, ndarje eksperiencash, etj)?
8. Sa është numri i konsultimeve publike të realizuara nga institucioni juaj gjatë vitit 2024?
9. A ka institucioni juaj koordinator për njoftimin dhe konsultimin publik? Nëse po, ju lutem
citoni kontaktin.
10. A ka institucioni juaj koordinator për shoqërinë civile? Nëse po, ju lutem citoni kontaktin.
11. Sa OJF kanë marrë pjesë në konsultime publike të organizuara nga Institucioni juaj?
12. Sa përqind (%) e projektligjeve / akteve nënligjore të hartuara nga institucioni juaj janë si
rezultat i konsultimeve me OJF-të?
13. A janë të përfshirë përfaqësues të OJF-ve në organe këshillimore të institucionit tuaj? Nëse PO,
cilat janë këto organe këshillimore dhe sa OJF janë të përfshirë në to?
14. A janë përfshirë OJF në grupet e punës së ngritura të institucionit tuaj? Nëse PO, cilat janë këto
grupe pune dhe sa OJF janë të përfshirë në to?
21.03.2025Kthim PergjigjeE plotëNuk ka
1120.06.20251. Emrin e subjektit/kompanise qe ka kontrate me bashkine per grumbullimin, transportin dheose trajtimin e mbetjeve per vitin 2023-2024
2. Destinacioni final i mbetjeve pas grumbullimit (landfill, impiant per trajtim, transferim per riciklim, incinerim etj), si dhe çdo informacion tjeter te rendesishem qe lidhet me skemen e menaxhimit te mbetjeve ne territorin qe mbulon bashkia Kukes
30.06.2025Per sigurine dhe monitorimin e zones ku kryhet depozitimi i mbetjeve, jane marre masa perkatese nga strukturat e Policise Bashkiake.
Grumbulli i mbetjeve ne vend-depozitim realizohet nga Drejtoria e Sherbimeve Komunitare.
Bashkia Kukes nuk ka kontraktuar me kompani te jashtme per menaxhimin e mbetjeve, pasi ky sherbim kryhet nga vete strukturat e Bashkise Kukes.
E plotëNuk ka
1227.06.2025•Sa është numri i tenderave të realizuara për periudhën Janar 2024-Qershor 2025?
• Kopje të listës së kontratave të lidhura për periudhën Janar 2024-Qershor 2025 ku të përfshihen të dhëna mbi operatorin ekonomik të kontraktuar, vlerën e kontratës, datën e lidhjes së kontratës, objektin etj;
• Kopje të dokumentacionit në lidhje me realizimin e kontratave të mësipërme.
08.07.2025Regjistri 2024

Regjistri 2025
E plotëNuk ka
1330.06.2025• Te dhena per popullsine01.07.2025Nj Administrative Topojan – Nr Banoreve 1900, F 874, M 1026
Nj Administrative Arren+Surroj – Nr Banoreve 2113, F 959, M 1154
E plotëNuk ka
1411.07.2025- Numri i Njësive Administrative të bashkisë Kukës dhe numri i Njësive Adminsitrative që janë pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik;
- Numri i Popullsisë në total/për NJA dhe veçanërisht numri i banorëve në NJA që përfshihen në parkun natyror Korab-Koritnik;
- Numri i Institucioneve Arsimore (dhe nxënësve për vitin shkollor 2024-2025).
22.07.2025Kthim PergjigjeE plotëNuk ka
1514.07.2025A ka Bashkia një inventar ose listë të bunkerëve që ndodhen brenda territorit të saj? Nëse po, sa është numri dhe ku janë të shpërndarë gjeografikisht? Ne pronesi te cikit institucion jane bunkeret qe ndodhen ne territorin e bashkise tuaj?
-Sa prej tyre janë jashtë funksionit/ të braktisur/ të dëmtuar? Sa janë transformuar ose përdorur për qëllime të tjera?
-Cilat janë përgjegjësitë ligjore dhe institucionale që ka Bashkia e Tiranës për administrimin, mirëmbajtjen dhe
A ka Bashkia një inventar ose listë të bunkerëve që ndodhen brenda territorit të saj? Nëse po, sa është numri dhe ku janë të shpërndarë gjeografikisht? Ne pronesi te cikit institucion jane bunkeret qe ndodhen ne territorin e bashkise tuaj?
-Sa prej tyre janë jashtë funksionit/ të braktisur/ të dëmtuar? Sa janë transformuar ose përdorur për qëllime të tjera?
-Cilat janë përgjegjësitë ligjore dhe institucionale që ka Bashkia e Tiranës për administrimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e bunkerëve që ndodhen në territorin e saj?
-A ka ndonjë akt ligjor, vendim qeverie ose dokument zyrtar që ia ngarkon këto detyrime Bashkisë?
-A ka pasur iniciativa ose projekte konkrete të Bashkisë për transformimin e disa bunkerëve në hapësira me funksione kulturore, sociale apo turistike?
- A ka Bashkia një plan ose vizion për identifikimin dhe rivlerësimin e bunkerëve të tjerë në territorin e saj?
-Sipas Bashkisë, çfarë potenciali kanë bunkerët për t’u kthyer në hapësira publike ose turistike që mund të kontribuojnë në zhvillimin lokal si rasti i si Bunk’árt ne Tirane?
- Nga këndvështrimi i Bashkisë, a mendoni se do të ishte e nevojshme të hartohej një strategji kombëtare ose të bëheshin rregullime ligjore specifike për menaxhimin dhe transformimin e bunkerëve?
- Cilat janë sfidat kryesore që Bashkia ka hasur në procesin e transformimit ose përdorimit të bunkerëve si trashëgimi kulturore ose për qëllime të tjera?
-Në rastet kur bunkerët janë përdorur ose transformuar, kush e ka përgjegjësinë e mirëmbajtjes së tyre?
23.07.20251. Bashkia Kukes ka nje inventar ku perfshihen nder te tjera edhe 18 vendstrehime dhe tunele qe ndodhen ne territorin e qytetit te Kukesit. Keto vendstrehime i jane transferuar bashkise Kukes ne funksion te mbrojtjes civile me V.K.M-ne Nr.167, date 10.03.2010, dhe figurojne ne fletet e inventarit me numer flete 108, 109 dhe 110 dhe numrat rendor 765+769; 770; 771; 772; 773; 774; dhe 777+784 sipas V.K.M-se.
Ju informojme se pjesa me e madhe e ketyre vendstrehimeve
kane nevoje per nderhyrje rehabilituese.
Nuk kemi inventare te bunkereve ne Njesite Administrative pasi edhe inventari i pronave te transferuara ish-Komunave nuk figuron i plote.
2.Nisur nga interesimi i vazhdueshem prej vitesh i turisteve vendas dhe te huaj per te vizituar tunelet dhe vendstrehimet, Bashkia Kukes ka planifikuar ti ktheje ato ne atraksione turistike, per ti jetesuar duke ju dhene edhe funksione muzeale. Vazhdimisht Bashkia Kukes ka aplikuar ne thirrje me qellim rivitalizimin e trashegimise kulturore dhe promovimin e turizmit duke e menduar si nje mundesi venien ne shfrytezim per qellime kulturore dhe turistike edhe "Qytetin nentokesor te Kukesit".
Vitet e fundit, kerkeses se Bashkise Kukes eshte pergjigjur edhe Mbreteria e Bashkuar nepermjet projektit "Prespektiva te Reja".
Ekspert nga Mbreteria e Bashkuar kane punuar disa dite ne bashkepunim me specialistet e bashkise me fokus studimin e fizibilitetit duke u shprehur se mund te bejme nje projekt qe hedh drite mbi situaten aktuale dhe sigurine e tuneleve si dhe
percaktimin e kostove te rehabilitimit te tyre.
3.Duke qene se "Qyteti nentokesore i Kukesit" eshte i ve9ante ne llojin e vet, ne e konsiderojme si nje potencial qe mund te sherbeje ne zhvillimin lokal duke ofruar dhe nje numer te shtuar turistesh.
Mendojme qe nje pakete e plote ligjore specifike per menaxhimin dhe transformimin e tuneleve dhe vendstrehimeve, si dhe mbeshtetja me fondet e nevojshme per nderhyrje rehabilituese do i sherbente me se miri pushtetit vendor.
Bashkengjitur ju dergojme formularin me inventarin e pronave te transferuara me V.K.M ne Bashkine Kukes (tunele dhe vendstrehime).
E plotëNuk ka
1621.07.20251. Listen e HEC-eve (emrat e tyre, lumenjtë dhe degët e lumenjve mbi të cilat po ndërtohen, apo operojnë) që ndodhen në territorin e bashkisë?
2. Njësitë administrative (apo fshatrat) në rë cilat janë vendosur këto HEC-e.
3. Njësitë administrative (apo fshatrat ) në rë cilat janë vendosur panelet fotovoltaike (nëse ka).
4. Njësitë administrative (apo fshatrat) në të cilat janë
vendosur turbinat e erës (nëse ka).#
5. Ju lutem të specifikoni HEC-et që ndodhen (apo kalojnë) brenda territoreve te zonave të Mbrojtura
6. Një listë të zërave të të ardhurave që merr bashkia nga një HEC që operon në territorin e saj (Psh., a merr taksë mbi pasurinë e paluajtshme, taksë për ndërtesa, taksë trualli, taksë tabele, të ardhura nga qiratë për troje, taksë ujësjellës kanalizime, tarifë vendore për hecin ujor, tarifë pastrimi dhe largimi të mbeturinave, tarifë për dhënie me kontratë qiraje nga fondi pyjor dhe kullosor, tarifë e shërbimit administrativ, tarifë e shërbimeve që kryen struktura e mbrojtjes nga zjarri, tarifë e mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore?).
7. Sa ishin të ardhurat e grumbulluara nga operimi i HEC-eve në vitin 2024?
8. A keni vendosur ndonjë taksë për dëmin që shkakton veprimtarimtaria e HEC-it në mjedis? Nëse po, në ç’kushte aplikohet, ç’vlere ka? Sa ishte vlera e përgjithshme që u përfitua për vitin 2024?
9. Sa është sipërfaqja e përgjithshme që sipas kërkesës së kompanive koncensionare (në hektarë) është hequr nga fondi pyjor dhe kullosor dhe
është vënë në dispozicion të projekteve të ndërtimit të HEC-eve (apo të paneleve diellore dhe të turbinave të erës, nëse ka)?
10. Sa nga kjo sipërfaqe i takon paneleve fotovoltaike dhe sa i takon turbinave të erës (nëse ka)?
11. A ka bashkia marrërveshje me secilën prej kompanive koncensionare, lidhur me përmbushjen e detyrimeve të marra përsipër nga kompanitë në fjalë, mbi zbatimin e angazhimeve të marra në favor të komunitetit, apo të mjedisit natyror, me qëllim zbutjen e pasojave që munnd të shkaktohen nga operimi i HEC-it? Nëse po, kërkoj kopje të këtyre marrëveshjeve.
12. A kanë banorët (në dijeninë tuaj, ndoshta përmes kryepleqve) marrëveshje të shkruar më kompanitë e HEC-eve, që mundëson përdorimin e përkohshëm të rrjedhës së ujit në favor të fermerëve vendas gjatë sezonit të vaditjes? Nëse po, ju lutem nga një kopje të marrëveshjeve.
13. Kopje të plotë të realizimit të buxhetit për vitin 2024, që përfshin realizimin e të ardhurave dhe realizimin e shpenzimeve.
31.07.2025Ne fondin Pyjor/Kullosor ne administrim te Bashkise Kukes ushtrojne aktivitetin per prodhim energjie: Hee "Thanza-1" me vendndodhje ne Nj. Administrrative Malzi, Hee "Veleshiea" me vendndodhje ne Nj. Administrative Kalis, Hee 'Lusna I" me vendndodhje ne Nj. Administrative Ujmisht, Hee Mgulla me vendndodhje ne Nj. Administrative Malzi, Hee Shemria me vendndodhje ne Nj. Administrative Malzi.
Ne zbatim te akteve ligjore, sipas nenit 8 te marreveshjeve
kontraktuale, HEC-et qe ushtrojne aktitetin ne fondin pyjor/kullosor ne Bashkine Kukes kane kryer pagesat, kane bere rehabilitimin e siperfaqes se fondit pyjor/kullosor dhe aktualisht nuk kane detyrime te prapambetura kundrejt Drejtorise se Administrimit te Pyjeve dhe Kullotave.
Bashkangjitur inf mbi listen e Hec dhe te ardhurat.
E plotëNuk ka
1721.07.20251. Cilat Njësi Administrative (fshatra) u prekën nga zjarret (Lista)?
2. Sa hektarë pyje u përshkruan nga zjarri në secilën Njësi Administrative?
3. Sa hektarë konsiderohen të djegura (për secilën zonë, ekonomi pyjore, njësi)?
4. Sa prej tyre kanë qënë halorë dhe sa fletorë (për secilën zonë)?
5. Sa kanë qënë pyje të larta/ shkurrishte/ kullota (për secilën zonë)?
6. Cili ka qënë shkaku i zjarrit (në secilën zonë)?
7. Në cilën periudhë (datë) ranë zjarret dhe sa zgjatën deri në shurje (në secilën zonë)?
8. Cili ka qënë dëmi financiar i shkaktuar nga djegia (nëse është bërë një vlerësim për secilin vit)?
9. Sa ka qeënë numri i zjarreve në secilin vit?
10. Sa ka qenë siperfaqja e pakesuar nga ndryshimi i perdorimit te fondit pyjor për secilin vit (nisur nga kuptimi që kërkohet në Udhezimin Nr. 1, dt. 9. 6. 20 I 6 "Për rregullat, procedurat e kerkimit, shqyrtimit e të miratimit të kërkesave për dhënie në përdorim të fondit pyjor dhe kullosor publik"?

31.07.2025Kthim PergjigjeE plotëNuk ka
1829.07.2025Ku trajtohen dhe asgjesohen llumrat/mbetjet e krijuara nga pastrami I kanaleve kulluese, lumenjve dhe kanalizimeve te ujrave te zeza 05.08.2025Persa i perket asgjesimit te mbetjeve gjate pastrimit te kanaleve kullues , nje pjese gjate germimeve per pastrimin e saj jane dherat qe hidhen ne bankinen e kanalit per perforcimin trupit te kanalit, nderse mbetjet e tjera transportohen ne piken e grumbullimit te mbetjeve.E plotëNuk ka
1905.08.202511. A është shqyrtuar ankesa e banorëve e datës 16.04.2025? Nëse po, cilat janë masat e ndërmarra deri tani?

2. A ka leje të vlefshme subjekti Bar-Kafe “Rushit Gashi” për të zaptuar, rrethuar ose përdorur hapësirën publike në fjalë?

3. A është kryer inspektim nga IMT Kukës ose IKMT për zbatimin e projektit të rikualifikimit të lagjes, i cili është kontraktuar nga firma “Mela” sh.p.k?

4. A ekziston një plan konkret për kthimin e hapësirës publike në funksion të komunitetit?

5. Cilat janë afatet e parashikuara për ndërhyrje dhe zgjidhje të kësaj situate?
27.08.2025"Per ngritjen e grupit te punes per kontrollin dhe verifikimin e hapesirave publike, parkingjeve te rezervuara per subjektet qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne territorin e Bashkise Kukes", ne bashkepunim me Drejtorine e te Ardhurave, Pronave Publike. Lejeve dhe Licnsave, Policinie Bashkiake, Drejtorinie e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit te Territorit, prane Bashkise Kukes si dhe Drejtorine Vendore te Policise se Shtetit, kemi derguar njoftim per lirimin e hapesires publike, drejtuar personit, per lirimin e kesaj hapesire, ku i kemi caktuar nje afat 5 ditor, pas permbushjes se ketij afati, nese personi nuk ka liruar hapesiren per te cilen behet fjale, IMT Bashkia Kukes, do te marre masat e nevojshme sipas legjislacionit ne fuqi.E plotëNuk ka
2021.08.20251- Cilat janë zonat proritare të zhvillimit në bashkinë tuaj, të shpallura sipas ligjit “Për paketën e maleve”?
2- Të vendoset në dispozicion relacioni shoqërues i projektaktit për shpalljen e këtyre zonave, i parashikuar në udhëzimin Nr.1, datë 19.6.2025 “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës prioritare të zhvillimit në territoret e bashkive”.
3- Sa është numri i kërkesave të mbërritura nga qytetarët për të shprehur interes për identifikimin e zonave zhvillimore për Paketën e Maleve në bashkinë tuaj?
4- Sa është numri i kërkesave të mbërritura nga bizneset për të shprehur interes për identifikimin e zonave zhvillimore për Paketën e Maleve në bashkinë tuaj?
5- Si është ndarja e këtyre kërkesave, sipas llojit të zhvillimit (agroturizëm, energji e gjelbër, blegtori, projekt social)? Ju lutem, të më vendoset në dispozicion ndarja e plotë, sipas nurmit të kërkesave të paraqitura
27.08.2025Nr.i aplikimeve ne bashkine Kukes eshte 47(aplikime). Per kete u kemi vene ne dispozicion te dhena qe jane gjeneruar direkt nga portali i aplikimeve per Paketen e Maleve.
Numer me te larte zene aplikimet per Agroturizem
Sipas aplikimeve dhe sipas zonave prioritare qe kane zhvillim ne kemi perfshire nje pakete qe perfshin te gjithe zonat qe preferohen dhe ofrojne bukuri natyrore, jane zona qe premtojne zhvillim te turizmit, investime strategjike, zhbillim te bujqesise dhe blegtorise.
Per kete gjithashtu u kemi vene ne dispocion nje relacion ku perfshihen informacion per vendodhjet dhe pikat strategjike
E plotëNuk ka
2104.09.20251. Sa ha është sipërfaqja e pyjeve të djegura nga zjarret përgjatë vitit 2025, në Bashkinë Kukës?

2. Sa ha është sipërfaqja e pyjeve të djegua në 5 vitet e fundit në Bashkinë Kukës?

3. Një kopje të dokumentit mbi buxhetin që Bashkia e Kukësit ka akorduar për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri dhe emergjencave natyrore.

4. Një kopje të kontratave që Bashkia e Kukësit ka lidhur me kompanitë për shfrytëzimin e pyjeve në zonën administrative të Bashkisë suaj?

5. Një kopje të projekteve për investimet që ka implementuar Bashkia e Kukësit në Drejtorinë e MZSH-së, e cila ka në fokus investimet në infrastrukturë apo në rritjen e kapaciteteve të punonjësve në këtë drejtori?

6. Sa është numri i makinave të zjarrfikseve?

7. Sa është numri i punonjësve zjarrfikës?

8. Një kopje të listës së organigramës së Drejtorisë së MZSH, ku të jenë përcaktuar emër, mbiemër dhe arsimi i punonjësve të kësaj strukture?
18.09.2025Kthim PergjigjeE plotëNuk ka
2210.09.2025• Numrin e punonjësve të strukturës përgjegjëse për pyjet.
• Numrin e vrojtuesve sezonalë për parandalimin e zjarreve.
• Informacion mbi kontratën "tip" për dhënien me qira të sipërfaqeve pyjore dhe kullotave. dhe nëse është parashikuar në kontratat aktuale klauzola për parandalimin e zjarreve.
10.09.2025Struktura pergjegjese per pyjet ne Bashkine Kukes perbehet nga 16 punonjes nga te cilet: 9 jane per Menaxhimin dhe Monitorimin Pyjeve.
Bashkia Kukes nuk ka punonjes sezonale per parandalimin e zjarreve si dhe ne zbatim te ligjit Nr. 57/2020 date 30.04.2020 "Per Pyjet", neni 30 pika c "Subjektet, qe ushtrojne veprimtari ne fondin pyjor kombetar, detyrohen sipas ligjit perkates per mbrojtjen civile te garantojne mbrojtjen nga zjarret ne keto siperfaqe".
E plotëNuk ka
2311.09.20251. Sa hidrocentrale (HEC-e) janë ndërtuar në bashkinë tuaj në 15 vitet e fundit, prej janarit 2010 deri në gusht 2025?
Ju lutem specifikoni: numrin e HEC-eve dhe vitin kur është ndërtuar, emërtimin e HEC-eve dhe kompaninë ndërtuese, madhësinë e tyre dhe sasinë e energjisë që prodhojnë për secilin vit.
2. Sa prej këtyre hidrocentraleve janë ende në funksion?

3. Sa prej këtyre hidrocentraleve nuk janë në funksion? Specifikoni me emër dhe vendndodhje secilin HEC që nuk është në funksion.

4. A ka projekte të reja për ndërtimin e hidrocentraleve në territorin e bashkisë suaj aktualisht? Nëse po, rendisni numrin e HEC-eve që kanë marrë leje, por janë në proces ndërtimi apo ende nuk ka nisur puna për ndërtimin e tyre?

Specifikoni emrat e tyre, kompanitë ndërtuese, afatin e përfundimit të punimeve, kapacitetin e tyre dhe se sa energji pritet të prodhojnë pasi të vihen në punë.
5. Cilët janë lumenjtë apo degët e lumenjve, ku janë ndërtuar këto HEC-e ose planifikohet ndërtimi i tyre (nëse ende nuk kanë nisur)? Specifikoni emrat e HEC-eve dhe lumin apo degët e lumenjve ku janë ndërtuar apo pritet të ndërtohet.

6. A ka studime të ndikimit mjedisor për secilin hidrocentral në territorin tuaj? Nëse po, a janë të aksesueshme publikisht? Nëse nuk janë të aksesueshme, na i vendosni në dispozicion përmes e-mail-it.

7. Cilat janë përfitimet ekonomike për bashkinë tuaj nga këto hidrocentrale që janë ndërtuar apo që janë në fazë ndërtimi?
Kini parasysh këtu të ardhurat nga HEC-et, sa të punësuar janë në këto HEC-e nga bashkia juaj, taksat dhe shërbimet. Ju lutem, specifikoni të dhënat për secilin HEC.

25.09.2025Në fondin Pyjor/Kullosor në administrim të Bashkisë Kukës ushtrojnë aktivitetin për prodhim energjie: Hec “Thanza-1” me vendndodhje në Nj. Administrrative Malzi, Hec “Veleshica” me vendndodhje në Nj. Administrative Kalis, Hec ‘Lusna 1” me vendndodhje në Nj. Administrative Ujmisht, Hec Mgulla me vendndodhje në Nj. Administrative Malzi, Hec Shemria me vendndodhje në Nj. Administrative Malzi. Nuk ka
2419.09.2025- Cilat janë vendndodhjet zyrtare të depozitimit të mbetjeve urbane në territorin e bashkisë suaj? A janë këto vend depozitime sanitare? Nëse po kur janë krijuar? Nëse jo, përse nuk janë marrë masa për përmirësimin e tyre?
- Sa është sasia e mbetjeve urbane që gjeneron bashkia juaj? Sa është fondi vjetor në dispozicion për pastrimin që ka në dispozicion bashkia jua? Cili është burimi i financimit? Sa është taksa e pastrimit dhe sa të ardhura mblidhni nga kjo taksë? Ku i depozitoni mbetjet dhe sa janë kostot e transportit? Të dhënat të jenë për 5 vitet e fundit
- A ka bashkia juaj plan konkret për mbylljen e vend depozitimeve josanitare të mbetjeve dhe për rehabilitimin e zonave të ndotura?
- Cilat janë projektet për përmirësimin e kësaj situate?
01.10.2025Kthim PergjigjeE plotëNuk ka
2524.09.20251. Sa punonjës kanë kërkuar lejen vjetore në periudhën 1 Janar 2025 deri në 15 Maj 2025? Ju lutem informacionet të na i dërgoni të ndara sipas muajve.
2. Sa prej këtyre lejeve të kërkuara janë aprovuar për 1 Janar 2025 deri në 15 Maj 2025? Ju lutem informacionet të na i dërgoni të ndara sipas muajve.
3. A ka pasur raste kur punonjësit kanë kërkuar leje vjetore pa të drejtë page gjatë periudhës 1 Janar 2025 deri në 15 Maj 2025? Nëse po, sa leje janë aprovuar? Ju lutem informacionet të na i dërgoni të ndara sipas muajve.
4. Sa punonjës kanë paraqitur raport mjekësor gjatë periudhës 1 Janar 2025 deri në 15 Maj 2025? Ju lutem informacionet të na i dërgoni të ndara sipas muajve dhe periudhave përkatese.

01.10.2025Kthim PergjigjeE plotëNuk ka
2609.10.20251. Sa është sipërfaqja totale e tokave që u janë dhënë kompanive private për ndërtimin e paneleve diellore dhe eolike në territorin e Bashkisë Kukës?

2. Na vini në dispozicion një kopje të kontratës dhe të dhënat që përcaktojnë sipërfaqen e dhënë për çdo kompani, vendndodhjen gjeografike, emrin e kompanisë përfituese.

3. Kopje të kontratave apo vendimeve përkatëse që autorizojnë përdorimin e këtyre tokave për energji të rinovueshme?
21.10.2025Bashkia Kukës ka një kontratë të nënshkruar sipas proçedurave të prokurimit publik, për dhënien në përdorim të një sipërfaqe prej 15 ha në fondin pyjor/kullosor në ekonominë pyjore: "Mamëz-Kalimash”, Nj. Administrative Kolsh, fshati Kolsh, për ndërtimin e paneleve diellore me subjektin: "Avdia Power" sh.p.k.E plotëNuk ka
2713.10.20251. A është ngritur dhe funksionon pranë Bashkisë Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve? Nëse po, ju lutemi bashkangjisni vendimin përkatës të Këshillit
Bashkiak. Cili është viti që është krijuar kjo strukturë?
2. Cila është struktura përkatëse e ZMK-së në institucionin tuaj? Ju lutem bashkëngjisni organigramën ose aktin përkatës.
3. Cilat janë funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë e ZMK-së ose nënpunësit përktaës?
Ju lutem bashkëngjisni rregulloren ose aktin përkatës.
4. Cili është formimi arsimor i nënpunësit ose stafit të kësaj strukture? A janë trajnuar
personat përgjegjës? Nëse po, çfarë trajnimesh kanë kryer? Ju lutem bashkëngjisni dokumentacionin përkatës.
5. Cilat janë aktivitetet që ka realizuar kjo strukturë në kuadër të mbrojtjes së konsumatorëve? Ju lutem bashkëngjisni ndonjë foto, ose link.
6. A keni trajtuar ankesa nga konsumatorët? Nëse po, cila është procedura e trajtimit dhe ndjekjes së këtyre ankesave? A keni një formular ose rregullore të miratuar? Nëse po, Ju lutem bashkëgjisni dokumentat respektivë.
7. A keni dijeni për detyrimin për raportim në lidhje për mbrojtjen e konsumatorëve në kuadër të procesit të integrimit? A është caktuar personi përgjegjës? Nëse po, Ju lutem bashkëgjisni dokumentat respektivë.
20.10.20251- Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit është krijuar në vitin 2020 për këtë ju bashkangjiti Vendimin e Këshillit Bashkiak.
2- funksionet,detyrat dhe përgjegjësitë e ZMK-së ose nëpunësit përkatës ?
Ju bashkangjitim strukturën si dhe funksionet,detyrat dhe përgjegjësitë e ZMK-së .
3-Formimi arsimor i stafit te ZMK-së :P/Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit I Larte (Financë),Master shkencor (financë) dhe Inspektor për Mbrojtjen e Konsumatorit I Larte (Ekonomik).Përsa i përket trajnimeve nuk kemi kryer asnjë trajnim.
4-Kemi realizuar takime te ndryshme ne kuader te mbrojtjes konsumatorit ne subjekte si fast-food,supermarkete,tregu ushqimor (fruta perime ),dyqane që tregëtojnë pajisje elektroshtëpiake si dhe takim me qytetarët .
5-Ankesat më të shumta që kemi patur janë në lidhje me produktet ushqimore për këtë kemi bashkëpunuar me struktura përgjegjëse.
6- Përsa i përket detyrimit për raportimin nuk kemi dijeni .
E plotëNuk ka
2815.10.2025Sa është sasia e karburantit të shpenzuar për institucionit tuaj për periudhën kohore:

Janar - Qershor 2025 (Të ndara sipas mauajve)
Janar - Qershor 2024 (Të ndara sipas muajve)
Janar - Qershor 2023 (Të ndara sipas muajve)
28.10.2025Kthim PergjigjeE plotëNuk ka